20 sekretet që zbulon për ju prerja e flokëve
Kujdes, herën tjetër që do të shkoni në parukeri, mendohuni dy herë, pasi stili i flokëve zbulon për ju të dhëna ‘sekrete’.
1. Nëse keni flokë të kuqe, shanset janë që të jeni argëtuese. Ngjyrat e tjera të flokëve kanë kuptimin e diçkaje që ndërthuret me tiparet e fytyrës, por flokët e kuq janë të vetmet që thonë diçka më vete. Nëse i keni flokët të kuqe (edhe nëse i keni lyer vetë), kjo zakonisht nënkupton se ju pëlqen shumë argëtimi e urreni mërzinë, keni një sens të mirë humori dhe dëshironi t’u shihni gjërave anën pozitive.
Këta persona janë fleksibël në marrëdhënie, sepse pëlqejnë faza të çmendura të dashurisë. Ndonjëherë, ‘flokëkuqet’ mund të jenë edhe shumë dramatike. Në të kundërt, mund të tregohen të turpshme dhe të kenë frikë nga refuzimi.
2. Flokët me kaçurrela tregojnë për një personalitet të ngrohtë dhe që e pëlqen argëtimin. Gjithashtu, është shenjë se atyre u pëlqen t’i bëjnë gjërat më shpejt se të tjerët. Femrat me flokë kaçurrela janë shumë bujare dhe priren t’i përfundojnë punët shpejt. Ato kanë një “personalitet të zjarrtë”, karakteristikat kryesore të të cilit janë lidershipi, dashuria, pasioni, mprehtësia, dinamizmi, agresioni, intuita, arsyeja dhe ekspresiviteti.
Ato kanë vështirësi në përqendrimin në diçka të vetme, pasi preferojnë të bëjnë shumë gjëra njëherësh. Gjithashtu, mund të bëhen dramatike kur e shohin të nevojshme.
3. Ato që kanë flokë me onde, të trasha e të shndritshme, janë pro risive dhe kreative. Ato janë zakonisht plot energji, me vullnet të fortë, shumë emocionale, kanë nevojë për lidhje të thellë dhe këmbëngulëse, e mund të lëndohen më lehtë nga sa mendohet.
Ndonjëherë, ato e kanë të vështirë të flasin për gjërat dhe bëhen të heshtura. Personat me flokë me onde kanë nevojë të vazhdueshme të qëndrojnë vetëm, edhe nëse ju duan. Liria është shumë e rëndësishme për këto femra, ndaj të mbeten besnike është detyrë e vështirë për to.
Nëse keni flokë me onde, por të hollë, atëherë kjo do të thotë që duhet ta ruani energjinë, por nënkupton ende që jeni kreative.
4. Flokët e trashë tregojnë se keni vullnet të fortë. Ashtu si vetullat e trasha, nëse keni flokë të trashë, me shumë gjasa keni tepër energji dhe vullnet të fortë. Gjithashtu jeni kokëfortë. Në të kundërt, nëse keni flokë të hollë, shanset janë që të jeni delikate, që do të thotë se nuk ju pëlqejnë sportet ekstreme dhe se dëshironi ta ruani energjinë tuaj. Floku i hollë nënkupton edhe se nuk jeni shumë të dhënë pas seksit.
5. Nëse keni flokë të drejtë që pëlqeni t’i bëni kaçurrela, kjo do të thotë se po kërkoni më shumë qejf nga jeta. Ashtu si trupi mund të kërkojë disa ushqime, bërja e flokëve kaçurrela është e ngjashme me plotësimin e një dëshire të fortë.
Teoria pas këtij mendimi është se duke i bërë flokët kaçurrela, ju krijohet ideja se do të tërhiqni më shumë eksperienca të bukura, sepse flokët i keni më interesantë dhe ndiheni të mbushur me energji, argëtim dhe mesazhe për botën.
6. Nëse keni flokë kaçurrel, por i drejtoni, kjo do të thotë se jeta juaj është shumë kaotike dhe se duhet të qetësoheni.
Në mjekësinë kineze, të gjitha sistemet synojnë drejt balancës, ndaj te kushdo ekziston dëshira për t’u kthyer te balanca. Ndaj, duke i drejtuar flokët, dëshironi t’i kontrolloni intensitetin dhe t’i jepni vetes një ndjesi qetësie.
7. Nëse keni flokë me gjatësi mesatare dhe nuk tregoni kujdes ekstra, kjo do të thotë se jeni mendimtare dhe se e vlerësoni logjikën. Ju gjithashtu prireni të jeni e padurueshme dhe nervozoheni shpejt, ndaj ky stil është ideal për t’ju ruajtur nga mërzia.
Kjo prerje flokësh është tregues i dikujt që e vlerëson shumë logjikën, ndaj femrat me gjatësi mesatare floku, janë mendimtare të mira. Ato vlerësojnë njerëzit që vërtiten rreth emocioneve të tyre dhe janë shumë të mira në përballjen me to. Femrat me flokë të gjatësisë mesatare, kanë një qëllim dhe mund të jenë shumë konkurruese, po ashtu janë direkte dhe dëshirojnë t’i përmbushin detyrat.
8. Femrat që kanë flokë të gjatë dhe të cilat nuk i përkushtojnë kujdes të madh pas larjes, janë shumë të lidhura me ndjenjat e tyre. Ato janë gjithashtu më romantike dhe më krijuese. U pëlqen të shkojnë me rrjedhën. Mendoni për shembull hipitë.
9. Nëse keni flokë shumë të shkurtër, kjo do të thotë se nuk ju pëlqen të merrni seriozisht shumë gjëra në jetë, përfshirë flokët. Kjo do të thotë gjithashtu se jeni pak të dhëna pas ndjenjave tuaja.
10. Nëse stili juaj i flokëve kërkon kohë dhe trajtim, jeni shumë kritike ndaj vetes. Ju duhet kohë për t’u bërë gati në mëngjes, kjo do të thotë se: 1. Jeni kritike ndaj vetes, në ankth dhe shqetësoheni shumë rreth detajeve dhe 2. Ju pëlqen vëmendja dhe dëshironi të bini në sy.
11. Femrat që nuk kujdesen shumë për flokët dhe mjaftohen duke i kapur bisht lart, i vënë nevojat e tyre të fundit në listë. Nëse ju jeni një prej tyre dhe shqetësoheni pak për pamjen, nuk shkoni rregullisht në parukeri, atëherë ju pëlqen t’i vini të tjerët përpara vetes.
12. Nëse keni vendosur ta rruani të gjithë kokën dhe të bëheni ‘tullace’, shanset janë që të jeni shumë romantike. Leximi kinez i fytyrës e përcakton të qenët plotësisht pa flokë si një shenjë shumë pozitive. Kjo do të thotë se keni zemër shumë të madhe, dëshirë për të dashuruar dhe se jeni një person vezullues. Gjithashtu mund të dojë të thotë se jeni në kërkim të një romance të re, meqë ju pëlqejnë fazat e hershme të dashurisë.
13. Prerjet origjinale dhe të pazakonta janë për njerëzit komikë. Femrat që preferojnë prerjet e veçanta, krahasuar me ato praktike, janë më të dhëna pas argëtimit.
14. Nëse keni një prerje flokësh që vjen në mënyrë të njëtrajtshme deri te qafa, atëherë jeni dikush që e vlerëson veten dhe që pëlqen të përmirësohet. Ky njeri e vlerëson logjikën, vendos qëllime dhe ka parime. Gjithashtu pëlqen stilin praktik që nuk ha kohë.
15. Nëse pëlqeni flokët me shkallëzim, atëherë jeni të dhënë pas përsosmërisë. Duke qenë se është një model që kërkon të mirëmbahet sa më shumë, femrat që e preferojnë, dëshirojnë të bëjnë gjithçka në mënyrë ideale.
16. Nëse flokët tuaj janë në vijë të drejtë në fund të tyre, kjo është një shenjë rebelimi dhe tregon për dikë që dëshiron t’i thyejë rregullat.
Në leximin kinez të fytyrës, pjesa e pasme e flokëve quhet “Ndikimi i Nënës”. Nëse nëna juaj besonte në sfidimin e rregullave, ka gjasa që të keni flokë që përfundojnë në vijë të drejtë, që do të thotë se jeni rebele dhe që kërkoni po ashtu t’i sfidoni rregullat. Është gjithashtu një shenjë se bërja e një ndryshimi në botë, është diçka që e kërkoni.
17. Nëse flokët tuaj kanë vijë të çrregullt në ballë, po kaloni një adoleshencë të trazuar.
18. Femrat që kanë kontur të rrumbullakosur të flokut janë zakonisht vajza të mira. Nëse “Ndikimi i Nënës” ka qenë i fortë te ju, kjo do të thotë se keni prirje t’i ndiqni rregullat dhe të silleni shumë mirë.
19. Nëse flokët tuaja krijojnë një formë “v” në ballë, është shenjë e sharmit të mistershëm dhe thirrjes për seks. Ky tipar i shtyn njerëzit drejt jush si me dorë, për shkak të karizmës.
20. Nëse ju pëlqen t’i mbani flokët të kapura bisht, por ky i fundit ngrihet në një lartësi të konsiderueshme, atëherë keni qëllime të mëdha, për të cilat punoni dhe lodheni që t’i realizoni. Gjithashtu, konsideroheni persona atletikë dhe të logjikshëm. I merrni parasysh nevojat e të tjerëve.
*Burimi: “Cosmopolitan”