Arte

24 maji-Dita e Alfabetit Sllav dhe e Kulturës Bullgare

24 maji–Dita e Arsimit, Kulturës Bullgare dhe Shkrimit Sllav që i dedikohet vëllezërve të shenjtë Kirill e Metodij është festë me një domethënie të madhe për popullin bullgar.Në këtë ditë Bullgaria përulet përpara veprës madhështorevëllezërit e shenjtë Kirill dhe Metodij-sepse ata në shekullin e IX ose 1154 më parëkrijuan Alfabetin i cili u bë themeli i kulturës së popujve sllavë që ishte një hap i rëndësishëm për shekujt më vonë të Rilindjes bullgare dhe shtetit modern bullgar.

Deri në Shekullin e IX-të, Bibla lexohej vetëm në tre gjuhë: latinisht, greqisht dhe hebraisht, por tashmë me veprën e tyre vëllezërit e shenjtë Kirill dhe Metodij proklamuan barazinë midis popujve evropiane  dhe dhanë kontributin e vet në zhvillimin e humanizmit.

Të dy vëllezërit e zotëronin shkëlqyeshëm si greqishten, ashtu dhe gjuhën sllave. Ata e dinin gjithashtu gjuhën hebraike dhe mund ta përkthenin Fjalën e Zotit, duke përdorur fjalët më të përshtatshme sllave.

Me alfabetin e ri,  feja e krishtere do të lexohej edhe në gjuhën sllave. Ky ishte një kontribut i jashtëzakonshëem në përhapjen e krishtërimit. Me përkthimet e librave më të rëndësishëm kishtarë Vëllezërit e shenjtë shkelën dogmën për predikim vetëm në tri gjuhët e shenjta-hebraishtja, greqishtja dhe latinishtja. Ata u akuzuan për herezi, por pas një lufte dramatike gjuha sllave u miratua nga Kisha Rome si gjuhë zyrtare liturgjike. Në vitin 1980 Papa Gjon Pali II i shpalli vëllezërit e Shenjtë Kirill dhe Metodij, si “Mbrojtës të Evropës”.Pas aderimit të Bullgarisë në Bashkimin Evropian në vitin 2007 alfabeti cirilik u bë alfabeti i tretë zyrtar në bashkësi.

Sipas historianëeve “Kirill vdiq në vitin 869 në Romë, kurse Metodij-në vitin 885 në shtetin sllav të Mesjetës-Moravia e Madhe, ku vëllezërit predikonin në gjuhën sllave dhe përgatitën shumë nxënës. Pas vdekjes së Metodit liturgjitë në gjuhën sllave atje u ndaluan, kurse nxënësit e tyre u dëbuan. Në vitin 886 udhëheqësi bullgar Boris i mirëpriti nxënësit e vëllezërve Klementi, Naumi, Sava, Gorazdi dhe Angelarij. Në Bullgari u themeluan dy shkolla letrare, të cilat dhanë shumë fryte shpirtërore. Klementi u dërgua në Ohër-qendra e trojeve të atëhershme jugperëndimore bullgare”.

Sipas historianit doc. Georgi Nikollov, “…edhe para dy vëllezërve të shenjtë janë bërë prova për t’u krijuar një alfabet, me të cilin të përkthehet Fjala e Zotit në gjuhën sllave, por ato nuk kanë pasur sukses. Me këtë mision u ngarkua Kirill. E ndihmoi vëllai i tij Metodij”.

“Një prej njohësve më të mëdhenj të veprës së vëllezërve Kirill dhe Metodij-Frantishek Dvornik shkruan se me mirëpritjen e nxënësve të vëllezërve të shenjtë, Bullgaria në fakt shpëton shkrimin dhe letërsinë sllave-thotë Georgi Nikollov. Dhe kjo vërtetë është kështu, sepse këta nxënës u dëbuan nga Moravia e Madhe pas vdekjes së Metodit. Ata nuk mbanin me vete libra, por u pritën shumë mirë në Bullgari. Kështu nxënësit e tyre u shpëtuan, por bashkë me ta u shpëtua dhe dituria për përkthimet sllave”.

“Gjatë Rilindjes, në vitet e zgjedhës turke, bullgarët e ringjallën kujtimin për veprën e vëllezërve Kirill dhe Metodij dhe për shkrimin sllav. Me iniciativë të shkrimtarit dhe gjuhëtarit të njohur Najden Gerov, në vitin 1851 u shënua për herë të parë festa e vëllezërve Kirill dhe Metodij në shkollën në Plovdiv, kurse nga viti 1857 kjo ditë u bë festë tradicionale jo vetëm e Vëllezërve të shenjtë, por e të gjitha shkollave bullgare. Kjo me të vërtetë është një ditë unikale-festa e shkronjave dhe e kulturës sonë.”, shkruan Nikolov.

Kurse prof. Hristova-Shomova, shkruan se “vepra e vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodij nuk lidhet vetëm me krijimin e alfabetit. Ata kanë ndërtuar gjuhën letrare sllave. Në atë kohë ka pasur dy gjuhë në Evropë, që ishin me traditë shumëshekullore letrare-ajo greke dhe latinishtja. Kiril dhe Metodij kanë krijuar gjuhën e trete letrare-bullgarishten e vjetër. Me gjithë se kjo gjuhë nga popujt e tjerë sllavë quhet sllavishtja e vjetër, për ne është bullgarishtja e vjetër për dy arsye. Së pari ka disa veçori fonetike, të cilat tregojnë se kjo gjuhë pasqyron dialektin e sllaveve bullgarë. Shkaku i dytë është, se të gjitha monumentet e shkruara të ruajtura me këtë gjuhë, janë me prejardhje bullgare.” Shkenca qe merret me veprën e vëllezërve Kiril dhe Metodij vazhdon të zhvillohet dhe të provokojë shkencëtarët në këtë fushë me zbulime të reja.

Por kultura e Rilindjes bullgare ka luajtur rol të rëndësishëm në Rilindjen shqiptare, sepse edhe lidhjet historike midis dy popujve tanë janë shumë të vjetra. Pas çlirimit të Bullgarisë nga zgjedha turke, patriotët shqiptarë gjetën në Sofje, Plovdin, Varna, etj. vendin më të mirë për të punuar për Rilindjen kombëtare shqiptare. Në këtë kohë dhe më pas krijohet shoqata “Dëshira”, hapet shtypshkronja “Mbrothësia”, botohen libra, gazeta, revista. Shënojmë se në vitit 1894 në Sofje erdhi Petro Nini Luarasi i cili filloi të punë për hapjen e shkollave në shqipëri ku u mbështet edhe nga patriotët bullgarë. Këtu mund të përmëndim patriotet bullgarë Hristo Botevit, Ljuben Karavellovit, Stojan Mihajllovskit, Pejo Javorov, Marin Drinov, doktor Ivan Shishmanovit e shumë të tjerë.

Sipas historianes bullgare Elena Atanasova, “Në alfabetin sllav janë shkruar dhe botuar shumë libra për Shqipërinë dhe për shqiptarët në Bullgari, Rusi, Serbi, Maqedoni dhe në vende të tjera sllave. Ato janë shkruar nga shkencëtarë të dalluar. Shumë prej tyre ruhen në bibliotekën tonë kombëtare Shën Kirill dhe Metodij, në bibliotekën e qytetit Plovdiv, dhe në biblioteka dhe arkiva të tjera të Bullgarisë. Janë përkthyer dhe shumë libra shqip-letërsi shkencore dhe artistike. Në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski” prej shumë viteve punon katedra e gjuhës shqipe, është hapur dhe katedra e gjuhës bullgare në Tiranë. Kjo do të ndihmojë për afrimin e mëtejshëm midis dy popujve tanë. Afrimit midis bullgarëve dhe shqiptarëve i përkushtojnë veprimtarinë e tyre shumë aktivistë dhe krijues, shkrimtarë, poetë, piktorë, muzikantë, përkthyes edhe në Bullgari edhe në Shqipëri”.

Nga Selim Hoxhaj

Konsull Nderi i Republikës së Bullgarisë në Shqipëri

 

 

 

 

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button