Politika

24 vjet partneritet strategjik Shqipëri-SHBA

24 vjet partneritet strategjik Shqipëri-SHBA’ është tema e konferencës që po mbahet sot në Tiranë në kuadër të 24-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

largea_ambasadori-amerikan-donald-lu1421151747Në fjalën e tij Presidenti Bujar Nishani e vlerësoi SHBA-në, partnerin më të ngushtë strategjik dhe vendin më të dashur për shqiptarët.

Ai vuri në dukje se ndjenjat e thella të mirënjohjes ndaj SHBA-së janë të vërteta dhe të sinqerta.

“Rivendosja e marrëdhënieve me SHBA-në në vitin 1991 përbënte një ngjarje historike për shqiptarët. Mirënjohja ndaj mbështetjes që SHBA dhanë në rivendosjen e sistemit demokratik në Shqipëri shprehet më së miri në imazhin më spektakolar të pritjess madhështore që iu bë sekretarit të Shtetit James Beker, në vitin 1991″, u shpreh Presidenti.

Në fjalën e tij, Nishani kërkoi nga klasa politike që të largojë pa ekuivok të gjithë individët e përfshirë në krim.
“25 vite më parë shembëm bunkerët e komunizmit, ndërsa sot duhet të shembim bunkerët e krimit e korrupsionit dhe të ndërtojmë shtetin ligjor. Krimi dhe korrupsioni nuk duhet të gjejnë vend në shoqërinë tonë. Kërkoj me forcë që e gjithë klasa politike të largojë pa ekuivok individët e përfshirë në krim”, deklaroi Presidenti.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit i bëri thirrje dhe përfaqësuesve të sistemit të drejtësisë që të mos bien pre e presionit të individëve të inkriminuar, por të zbatojnë me përpikmëri ligjin. “Ne nuk duhet ta ndëshkojmë demokracinë, por ta ndihmojmë të rritet sipas modelit perëndimor”, u shpreh Nishani.
Duke u ndalur tek marrëdhëniet Shqipëri-SHBA, Presidenti i Republikës e vlerësoi SHBA-në partnerin më të ngushtë strategjik dhe vendin më të dashur për shqiptarët. Ai vuri në dukje se ndjenjat e thella të mirënjohjes ndaj SHBA-së janë të vërteta dhe të sinqerta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button