☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,769 ▲2.3%
DOW 47,782 ▲2.57%
NASDAQ 22,606 ▲2.67%
NAFTA 94.28 ▼16.53%
ARI 4,750 ▲1.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,451 ▲ +4.36% ETH $2,213 ▲ +5.85% XRP $1.3542 ▲ +3.9% SOL $83.2400 ▲ +4.35%
S&P 500 6,769 ▲2.3 % DOW 47,782 ▲2.57 % NASDAQ 22,606 ▲2.67 % NAFTA 94.28 ▼16.53 % ARI 4,750 ▲1.39 % S&P 500 6,769 ▲2.3 % DOW 47,782 ▲2.57 % NASDAQ 22,606 ▲2.67 % NAFTA 94.28 ▼16.53 % ARI 4,750 ▲1.39 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

25 milionë lekë për të nxitur sipërmarrësit e rinj

Pamje-e-fabrikës-se-riciklimit-të-letrës-dhe-prodhimit-të-ambalazheve-prej-kartoni-Edipack-në-Porto-Romano-të-Durrësit-Foto-Gezim-Kabashi-525x350Një skemë prej 25 milionë lekë si ndihmë shtetërore nga Komisioni i Ndihmës Shtetërore “Për krijimin e Fondit në Mbështetje të Sipërmarrjeve të Reja “Start-up”, parashikon mbështetje për sipërmarrësit e rinj dhe synon të nxisë krijimin dhe konsolidimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit.

Sipërmarrësit e rinj në bazë të skemës që ka hyrë në veprim mund të përfitojnë deri në 300 mijë lekë ndihmë dhe grave do t’u paguhen 50% të interesave dhe jo më shumë se 1 milionë lekë për një kredi si përfitues të ndihmës për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të regjistruara pranë QKR-së dhe do të jepen për një periudhë 2-vjecare.
Ndihma përfshin ndërmarrjet e reja ekonomike në sektorët prodhues, të shërbimit, industrisë së lehtë, turizmit, fushën e kërkimit dhe zhvillimit, në agropërpunim, dizenjimit, modelimit, artizanatit dhe do të jetë në formën e grantit.
Sipas skemës, ndihma për një ndërmarrje do të mbulojë 70 % të kostove të pranuara, pa kaluar shumën 300.000 lekë.
Kostot e pranueshme sipas skemës përfshijnë investime në pajisje dhe teknologji për nxitjen e prodhimit/shërbimit, marketingu i produktit dhe promovimi, kualifikimi dhe trajnimi për rritjen e aftësive sipërmarrëse, krijimi i faqes në internet, publikime materiale promovuese, pjesëmarrje në panaire, ekspozita brenda apo jashtë shtetit si vizitor apo ekspozues.
Ndihma për skemën që nis nga zbatimi në vitin 2014 dhe do të zgjasë për 4 vjet, jepet nga Drejtoria e Mbështetjes së Sipërmarrjes në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (MZHETS), ndërsa përgjegjës për zbatimin dhe monitorimin e saj është Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.