Politika
25-vjetori i marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, Lu dhe Bushati me të rinjtë
25-vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA është përkujtuar nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe ambasadori amerikan Donald Lu, në një takim me të rinjtë në kryeqytet.
“Në këto 25 vite është bërë shumë në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe jam i bindur që në 25 vitet e ardhshme do bëhet më shumë. Këtu në këtë sallë mund të jenë politikanët e ardhshëm të Shqipërisë”, tha Lu.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mbështetëse e Shqipërisë në proceset integruese euro atlantike. Edhe pse SHBA nuk është pjesë e BE, ajo mbështet reformat që na integrojnë në BE”, është shprehur mes të tjerash ministri Bushati.