⛅
Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,589 ▲0.63%
DOW 51,881 ▼0.2%
NASDAQ 25,445 ▲1.11%
NAFTA 95.86 ▼0.62%
ARI 3,942 ▼0.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,720 ▲ +0.92% ETH $2,298 ▲ +1.99% XRP $1.2822 ▲ +3.46% SOL $93.5600 ▲ +1.72%
S&P 500 7,589 ▲0.63 % DOW 51,881 ▼0.2 % NASDAQ 25,445 ▲1.11 % NAFTA 95.86 ▼0.62 % ARI 3,942 ▼0.69 % S&P 500 7,589 ▲0.63 % DOW 51,881 ▼0.2 % NASDAQ 25,445 ▲1.11 % NAFTA 95.86 ▼0.62 % ARI 3,942 ▼0.69 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

25 vjetori i masakrës së Lubotenit, Ahmeti: Të mos lejojmë që tragjedi të tilla të na përsëriten

Bashkimi Demokratik për Integrim, ka përkujtuar 25-vjetorin e krimeve të luftës në Luboten, ku me dhjetëra civilë shqiptarë humbën jetën më 12 gusht të vitit 2001, mes tyre edhe një fëmijë gjashtëvjeçar.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se plagët e historisë nuk mbyllen duke u harruar, por duke u kujtuar me dinjitet dhe duke mos lejuar përsëritjen e tragjedive të tilla.

“Plagët e historisë nuk mbyllen duke i harruar, por duke i kujtuar me dinjitet dhe duke mos lejuar që tragjedi të tilla të përsëriten.Luboteni mbetet një nga plagët më të rënda të vitit 2001. Më 12 gusht, 25 vjet më parë, dhjetë civilë shqiptarë, mes tyre edhe një fëmijë gjashtëvjeçar, u vranë mizorisht.Një çerek shekulli më vonë, kujtimi i tyre na obligon të mbrojmë me vendosmëri paqen, barazinë dhe dinjitetin kombëtar.Sot nderojmë viktimat e pafajshme të Lubotenit. Qoftë i përjetshëm kujtimi i tyre!”, shkruan Ahmeti.

Në Luboten homazhe kanë bërë edhe sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, së bashku me anëtarë të partisë. Ademi tha se 25 vjet pas ngjarjes, përkujtimi i viktimave duhet të shërbejë si mësim për të tashmen dhe brezat e ardhshëm.

Sipas tij, paqja nuk është e vetëkuptueshme, ndërsa urrejtja, ndarjet dhe padrejtësia nuk duhet të lejohen të prodhojnë më tragjedi njerëzore. BDI tha se kujtimi i viktimave mbetet obligim për ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, të barabartë dhe më të sigurt.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.