⛅
Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,578 ▲0.49%
DOW 51,835 ▼0.29%
NASDAQ 25,404 ▲0.95%
NAFTA 95.99 ▼0.49%
ARI 3,937 ▼0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,644 ▲ +0.87% ETH $2,293 ▲ +1.91% XRP $1.2787 ▲ +2.9% SOL $93.3900 ▲ +1.81%
S&P 500 7,578 ▲0.49 % DOW 51,835 ▼0.29 % NASDAQ 25,404 ▲0.95 % NAFTA 95.99 ▼0.49 % ARI 3,937 ▼0.81 % S&P 500 7,578 ▲0.49 % DOW 51,835 ▼0.29 % NASDAQ 25,404 ▲0.95 % NAFTA 95.99 ▼0.49 % ARI 3,937 ▼0.81 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

GREQI – Më shumë viktima nga zjarret në vitin 2026

ATHINË, 3 nëntor /ATSH-AFP/ – Zjarret pyjore në Greqi kanë përfshirë rreth 35 400 hektarë tokë gjatë vitit 2026, një sipërfaqe më e vogël se ajo e vitit të kaluar, por kanë shkaktuar më shumë viktima në njerëz.

Këto janë të dhënat e një raporti të publikuar sot nga organizatat mjedisore, të cilat paralajmërojnë për vështirësitë e vazhdueshme në menaxhimin e zjarreve të mëdha.

Sipas raportit të WWF-Greqi, Observatorit Kombëtar të Athinës dhe Observatorit të Zjarreve Pyjore “Firewatch,” vetëm 12 zjarre të mëdha janë përgjegjëse për rreth 80 për qind të sipërfaqes totale të djegur.

Organizatat theksojnë se kjo situatë nxjerr edhe një herë në pah vështirësitë në përballimin e vatrave të mëdha dhe komplekse të zjarrit.

Ndërkohë, sipas Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret Pyjore (EFFIS), duke përfshirë edhe vatrat e vogla që nuk regjistrohen në sistem, sipërfaqja totale e djegur gjatë këtij viti vlerësohet në rreth 40 000 hektarë.

Megjithëse sipërfaqja e djegur mbetet nën mesataren e 20 viteve të fundit, bilanci njerëzor është veçanërisht i rëndë.

Sipas raportit, zjarret kanë shkaktuar gjithsej 11 viktima, mes tyre pesë zjarrfikës.

Në mesin e viktimave ishte edhe një pilot danez, i cili humbi jetën në gusht gjatë një përplasjeje në ajër mes dy helikopterëve që po luftonin një zjarr në Porto Germeno, pranë Athinës.

Ky ishte një nga zjarret më shkatërruese të sezonit.

Raporti nënvizon se pasojat e zjarreve kanë qenë veçanërisht të rënda edhe një herë në rajonin e kryeqytetit grek.

Gjatë 20 viteve të fundit, në këtë zonë janë djegur të paktën 110 000 hektarë tokë.

Vatra të tjera të mëdha zjarri janë regjistruar në ishujt Paros dhe Kretë, si dhe në Greqinë veriore, veçanërisht në rajonet e Halkidikisë, Konicës dhe Evrosit. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.