Arte

3 marsi-Dita Kombëtare e Bullgarisë, 1878-2019: 141 vjetori i çlirimit të Bullgarisë nga perandoria Osmane

Selim Hoxhaj

Konsull Nderi i Republikës së Bullgarisë në Shqipëri

Ishte viti 1878, data 3 mars, ku një  muaj pas armëpushimit të Edrenesë u nënshkrua afër kryeqytetit të Perandorisë Osmane, Traktati i Shën Stefanit, Traktati i Paqes që i dha fund luftës midis Perandorisë Ruse dhe Perandorisë Osmane, traktat i cili i shkëpuste perandorisë osmane 80% te teritoreve të saj nga gadishulli Ballkanik. Pikërisht me Traktatin e Shen Stefanit, bullgaria u çlirua nga sundimi pesë  shekullor otoman. Kjo është një datë e shënuar për popullin bullgar, datë e cila evidenton luftën e popullit bullgar për pavarësi kombëtare. Ndaj data 3 Mars festohet çdo vit si Festë Kombëtare, si dita e Çlirimit të Bullgarisë, këtu e 141 vite më pare.

Por çlirimi i popullit bullgar nga robëria pesë shekullore turke nuk ishte një rastësi. Ajo erdhi pas luftes së zhvilluar në vite, pas përpjekjeve dhe gjakut të derdhur nga herojtë e dalë nga populli buallgar.

Si pararendëse e çlirimit nga perandoria osmane evidetohet nga ana e historianëve Kryengritja e prillit e vitit 1876, pra dy vite përpara Traktatit të Shën Stefanit. Dhuna për shtypjen e kryengritjes së prillit 1976 është trajtuar nga shumë gazetarë, shkrimtarë, figura publike në afro 3000 materiale, ku shumë prej tyre janë ekspozuar këto ditë, me rastin e 3 marsit 2019, në ekspozitën dokumentare “Zërat në përkrahje të Lirisë”. “Kryengritja e prillit e bullgarëve në vitin 1876 tronditi tërë Europën në atë kohë, ku sakrifica e e tyre i provokoi njerëzit për të deklaruar qartë se ky popull i mjerë në Ballkan nuk meriton një fat të tillë”, tha Nadezhda Ivanova nga Muzeu Historik në Dobriç.

Si beteja të rëndësishme shënohen betejat për grykën Shipka në malin Stara platina ku në muajin gusht, ushtarët rus dhe bullgarë luftuan kundër ushtrisë së Sulejman Pashës, apo beteja tjetër e rëndësishme për qytetin Pleven në Bullgarinë Qëndrore Veriore, zhvilluar në nëndor të vitit 1877. Lëvizja bullgare për çlirim pati mbështje nga personalitete botërore si shkrimtarët Viktor Hygo, Turgenev e Dostojevski, politikanët perëndimorë si italiani Xhuzepe Galibardi dhe britaniku Uiljam Gladstoun. Nuk mund të lëmë pa përmëndur faktin se erërat perëndimore, pavarësisht influencave ruso-turke,  kishin filluar të frynin edhe në bullgari, ku endrra për pavarësi ishte edhe nën ndikimin e Revolucionit Francez, lidhur me ndërtimin demokratik të shtetit të ardhëshëm.

Nuk është rastësi, që vetëm një vit pas çlirimit, pikërisht që më 10 shkurt 1879, pra 140 vjet më parë, Kuvendi i Madh Popullor i shtetit të çliruar bullgar nga zgjedha osmane, hapi për herë të pare punimet. Në Kuvendin e Madh Popullor të shtetit të çliruar bullgar morën pjesë 229 përfaqësues të popullit të cilët brënda tre muajve miratuan Kushtetutën duke afirmuar vlerat demokratike të popullit bullgar.

Por Traktati i paqes i Shën Stefanit nuk e pati jetën të gjatë. Duke parë se Traktati i Shën Stefanit e rriste fuqinë ruse në Ballkan, vendet perëndimore sidomos Anglia dhe Austro-Hungaria nuk e njohën atë dhe për rishikimin e tij u mblodh pak muaj më vonë, Kongresi i Berlinit, në 13 qershor të vitit 1878. Kongresi i Berlinit e ndau në dy pjesë Bullgarinë, ku një pjesë (Bullgaria Veriore dhe qarku i Sofjes) u quajt Principata Bullgare e cila ishte vasale e Perandorisë Osmane, kurse pjesa tjeter (trojet në jug te malit Starapllatina u konsideruar krahinë autonome: me emrin Rumelia Lindore. Por kjo ndarje ishte kundër interesave të popullit bullgar dhe hapi i parë ishte baskimi i Pricipatës Bullgare me Rumelinë Lindore çka u deshën tre dekata perpjekje dhe luftë të vazhduehme deri sa Bullgaria të shpallte pavarësinë në 22 shtator 1908. Duket thënë Dita e Çlirimit të Bullgarisë dhe Pavarësia e saj pati ndikimet e veta pozitive edhe tek mendimtarët e Rilindjes shqiptare të cilët mërguan në Bullgari ku në  Sofje patën mundësi të mëdha për punuar dhe për të artikuluar mendimin dhe përpjekjet për pavarësinë e Shqipërisë. Patriotët shqiptarë hapën shtypshkronjë, filluan botimin e librave dhe gazetave në shërbim të zgjimit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Tashmë Bullgaria është shtet modern, antare me të drejta të plota në organizmat rajonale dhe ndërkombëtare si: OKB, KE, OSBE, Organizata e Detit të Zi, etj. Bullgaria ka nënshkruar Traktatin e Anëtarësimit në Bashkimin Evropian më 25 prill të vitit 2005 dhe u bë antare e Unionit më 1 janar 2007. Ndërkohë Bullgaria u antarësua si vend antar i NATO-s me 29 mars 2004, krahas me disa vende të tjera të Europës Linore të cilat më parë kishin qënë në Traktatin e Varshavës si: Sllovenia, Sllovakia, Rumania, Letonia, Lestonia dhe Estonia. Ndërsa vitin që kaloi, Bullgaria në gjashtëmujonin e parë kishte Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian.

Viti 2019 shënon 105 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Bullgarisë dhe 26 vjetorin e nënshkrimit të Traktatit të Miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve tona. Marrëdhëniet diplomatike midis Shqiperisë dhe Bullgarisë janë vendosur në vitin 1914 dhe më vonë janë hapur përfaqësitë diplomatike në të dy vendet. Bullgaria është ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Shqipërisë të shpallur në Vlorë nga Ismail Qemali më 28 nëntor 1912. Ndërkohë është ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Marrëdhëniet politike midis Shqipërisë dhe Bullgarisë janë të shkëlqyera. Personalitet më të larta zyrtare të dy vendeve kanë zhvilluar vizita reciproke. Këtë vit është 26 vjetori i nënshkrimit të Traktatit të Miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve tona. Bullgaria ka mbështetur antarësimin e Shqipërisë në NATO dhe mbeshtet integrimin në Bashkimin Europian. Shprehje e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit midis dy vendeve është edhe  njohja nga Qeveria Shqiptare, para dy vitesh e minoritetit bullgar në Shqipëri. Nga ana tjetër edhe marrëdhënit ekonomike midis dy vendeve janë në rritje. Investimet bullgare janë në fushën bankare, mobilare, tregtare, turizëm etj. Prej disa vitesh në tregun bankar është e pranishme banka bullgare FIBANK, apo blerja e “Telecom Albania” nga kompania mobile bullgare “Vivacom” e cila do të fillojë akivitetin këtë vit e ku janë dy aksionere; bullgari Spas Roussev dhe shqiptari Elvin Guri, një sipëmarrës shqqiptar i mirënjohur në Bullgari. Zhvillim ka patur edhe në fushën e turizmit ku Bullgarinë e kanë e kanë vizituat vitin që shkoi rreth 40 mijë shqiptarë.

Nuk mund të lëmë pa përmendur edhe marrëdhëniet kulturore midis dy vendeve, ku ansamble folklorike nga Bullgaria dhe Shqipëria kanë dhënë shfaqje ne vendet respektike. Konkretisht këto ditë me rastin e 3 Marsit, Festës Kombëtare të Bullgarisë, me inisiativen e Ambasadës Bullgare në Tiranë, ansambli folklorik “Vangeloff” ka sjellë në vendin tonë folklorin e pasur bullgar, i cili u interpretuar në 28 shkurt në Tiranë, 28 mars në Kukës dhe 2 mars në Berat. Spikati si pjese e ansamblit, prania e këngëtarit të njohur bullgar Vasil Vasiliev i cili ka interpretuar këngën bullgare por ka kënduar edhe në gjuhën shqipe, këngën “Shqipëri o nëna ime”.  “Këto koncete janë tregues i afrimitetit të popujve tanë, kulturave tona dhe shpirtit tonë të pasur artistik”, tha ambasadori i Bullgarisë në Tiranë, zoti Momtchil Stoyanov Raytchevski.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button