☁️
Tiranë 11°C · Vranët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $71,705 ▲ +1.5% ETH $2,109 ▲ +1.63% XRP $1.4180 ▲ +1.93% SOL $88.5600 ▲ +1.81%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

3-mujori i parë: 78,6% e lejeve të ndërtimit u dhanë në Tiranë

Tirana dhe Shkodra kryesojnë në shkallë vendi për numrin e lejeve të ndërtimit gjatë tre muajve të parë këtë vit.

Gjatë këtij tremujori, numri i lejeve të ndërtimit të miratuara për ndërtesa të reja u përqendrua në qarkun e Tiranës me 78,6 % dhe Shkodër me 14,3 %.

Gjithsej në tremujorin e parë u miratuan 14 leje ndërtimi, sipërfaqja e të cilave është 38.936 m2, më rënie 47% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku vihet re se pjesa më e madhe u dhanë për hotele, objekte industriale, tregtare.

Sipas INSTAT, lejet e miratuara për ndërtesat jo rezidente si ato për hotele, tregtare, industriale dhe të tjera zunë 85,7 % dhe ndërtesa rezidente, pra ato për banim, zunë 14,3 % të numrit gjithsej të lejeve të ndërtimit.
Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit në tremujorin e parë u ul me 47,5 % krahasuar me të njëjtën periudhë të 2014-tës dhe 1,5% krahasuar me tremujorin e katërt 2014.

Sipas të dhënave për afarizmin në tremujorin e parë nga INSTAT, sektori i ndërtimit i është rikthyer rënies pas një ringritje për tremujore radhazi, duke shënuar rënie si në volume, punësim edhe paga, ku efekt kryesor dha pezullimi i dhënies së lejeve të ndërtimit në kuadër të projekteve të reja për urbanistikën në të gjithë vendin. Vjet sektori i ndërtimit, pas konsumit ishte kontributori i dytë në rritjen e PBB-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.