🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 95.97 ▼0.12%
ARI 4,054 ▲2.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,400 ▲ +1.72% ETH $2,322 ▲ +2.4% XRP $1.2826 ▲ +2.07% SOL $93.1100 ▲ +0.79%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.97 ▼0.12 % ARI 4,054 ▲2.89 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.97 ▼0.12 % ARI 4,054 ▲2.89 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Arte

“32 imazhe, 32 histori-Shqipëria që ndryshon”, ATSH sjell udhëtim në kohë në Klik Ekspo Group

Ka fotografi që nuk tregojnë thjesht një çast, por përcjellin një epokë.

Një kantier ndërtimi, skenë teatri, hidrocentral që po ndërtohet, edicionet e para të festivalit folklorik janë imazhe të cilat edhe pas shumë vitesh, rrëfejnë ngjarje, vende, fenomene e veçanërisht, rrëfejnë mbi jetët njerëzore.

Në këtë frymë, Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH) prezantohet në edicionin e 32-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, organizuar nga Klik Ekspo Group, me ekspozitën fotografike: “32 imazhe, 32 histori – Shqipëria që ndryshon”.

Ekspozita sjell për publikun një pjesë të fondit arkivor të ATSH-së.

“32 imazhe, 32 histori – Shqipëria që ndryshon” është jo veç një përzgjedhje fotografish, por një udhëtim në kohë, përmes fotografive në etapa të ndryshme të zhvillimit ekonomik, shoqëror dhe kulturor të Shqipërisë.

Çdo fotografi është dëshmi e punës së bërë ndër vite dhe një mundësi për të rikthyer në kujtesë ngjarje, vende e momente që kanë shënuar historinë e vendit.

Në këtë mozaik, ATSH sjell foto që kanë lënë gjurmë në historinë e shqiptarëve, montimi i turbinës së parë në hidrocentralin e Vaut të Dejës në Shkodër, në prill të vitit 1971, ashtu si edhe instalimin për herë të parë të energjisë elektrike në zonat rurale, që shënonte një etapë të rëndësishme në ndryshimin e jetës së komuniteteve.

Në disa foto sillet në kujtesë momente nga tharja e kënetës së Maliqit, më 1946, nxjerrja e naftës në Kuçovë, më 1947, miniera e bakrit në Rubik, por edhe serra me ngrohje me avull në Vlorë.

Janë pamje që dëshmojnë përpjekjet dhe transformimet e një Shqipërie në zhvillim.

Por historia rrëfehet edhe përmes kulturës, artit dhe traditës.

Ekspozita sjell atmosferën e ndërtimit të Pallatit të Kulturës, vënien në skenë të operës “Rusalka”, si shfaqja e parë operistike në vend, procesin mësimor në Liceun Artistik, shfaqjen teatrale “Zonja nga qyteti”, e vitit 1976.

Kostumet kombëtare, panoramat shqiptare dhe pamjet nga Festivalet Folklorike në Gjirokastër plotësojnë këtë rrëfim, duke sjellë përpara syve të vizitorëve një pjesë të identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore.

Për një brez të caktuar, këto fotografi mund të ngjallin nostalgji, ndërsa të rinjtë do të zbulojnë pamje të panjohura nga një kohë që nuk e kanë jetuar.

Pas çdo imazhi qëndron edhe puna e fotografëve dhe gazetarëve të Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH) të cilët kanë dokumentuar këto ngjarje dhe personazhe, duke krijuar një pasuri e cila mbërrin deri në ditët tona.

Në këtë panair që është pikëtakim i njerëzve, bizneseve dhe ideve, ekspozita e ATSH-së sjell rëndësinë e kujtesës dhe të dokumentimit të historisë, përcjellë nga 32 imazhe autentike, të cilat mund të shihen nga publiku deri më datë 6 nëntor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.