35-vjetori i Grevës së BSPSH, Berisha: Sindikatat u bënë mburoja më e fuqishme e pluralizmit
Kreu i partisë Demokratike Sali Berisha mori pjesë sot në 16 maj në 35-vjetorin e Grevës së BSPSH-së (Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë).
Në fjalën e tij, kryedemokrati tha se sindikatat luajtën rol tepër të rëndësishëm në rrëzimin e diktaturës hoxhiste.
“Shqipëria e vitit 1990 ishte vendi më i varfër në Europë. Ishte vendi, ku diktatura vriste në kufi të rinjtë, pasi kishte hequr veprën penale për tradhti për largim nga Shqipëria, i ekzekutonte për shkelje të rregullores së kufirit. Për ta shmangur skenarin rumun, Ramiz Alia shpall pluralizmin politik. Por thanë se ata që themeluan PD-në janë armiqtë më të rrezikshëm të Shqipërisë. Në atë kohë, Valiasi u kthye në kështjellën e rezistencës së shqiptarëve. E detyruan diktatorin të shtyjë datën e zgjedhjeve dhe të plotësojë kërkesat. Regjimi i Tiranës dhe Beogradit bashkëpunuan për të mbajtur pushtetin. Por këto nuk ishin planet e PD-së dhe të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura. Regjimi vrau të rinj në Shkodër. Kryeministër u vendos Fatos Nano, por Bashkimi i Sindikatave kishte agjendën e tij. Sindikata u hodh në sulm, u hodh në betejë. U shpall greva më e madhe në historinë e kombit, 300 mijë punëtorë mbështetën grevën. Ishte betejë heronjsh dhe u fitua”, tha Berisha.
U ndal dhe tek zhvillimet e sotme politike. Berisha u shpreh se sot në Shqipëri është vendosur një diktaturë autoritare. Akuzoi Ramën se ka punuar kundër Kosovës.
“Sot në Shqipëri është vendosur një diktaturë autoritare dhe është po kaq armiqësore, aq sa ishte diktatura hoxhiste. Çdo shqiptar të mendojë aktet antikombëtare të Ramës ndaj Kosovës. Rama dhe Vuçiç kanë plane armiqësore ndaj Kosovës. Vuçiç thotë se Serbia do bëhet më e madhe, ndërsa Rama deklaron se veriu i Kosovës është toka e askujt. Bënë dhe planin për ta ndarë Kosovën. Rama është autori i projektit për asocacionin, të marrë në sirtaret e Vuçiçit. Por duhet të dimë se kombi është një dhe i pandarë. Nuk je i lirë, nëse gjysma e kombit tënd është nën pushtim”, tha Berisha.
Në fund, u ndal dhe tek problemet e qeverisjes së Ramës, sipas tij.
“Rama e ka shpopulluar Shqipërinë si kurrë më parë, duke përdorur varfërinë dhe frikën. Qytetarët shqiptarë sot janë më të keqpaguarit në rajon dhe në Europë. Por në këtë kontinent, nuk gjenden 28 mijë kilometra aq të pasura sa këto. Të gjitha shfrytëzohen si në një sistem kolonial. Pasuritë e shqiptarëve janë duke i kthyer në pasuri për vete. Prandaj minatorët nuk marrin nderimin që meritojnë, nuk marrin atë që meritojnë heronjtë e vërtetë të këtij kombi. Dy ditë më parë, Rama dekoroi babanë e tij xhelat të diktaturës. Është anëtar i asaj monoklature, që ka kryer masakra ndaj shqiptarëve”, u shpreh Berisha.
/tvklan.al



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.