Vallja e Osman Takës, pjesë e Listës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale
Vallja e Osman Takës është përfshirë në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ndërsa kryeministri Edi Rama ka reaguar duke e cilësuar këtë valle si një prej shprehjeve të identitetit dhe traditës çame.
“Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë”, shkroi Rama.
Sipas kryeministrit, vallja përcjell në kohë historinë, krenarinë dhe qëndresën e një tradite të trashëguar ndër breza.
“Simbol i identitetit çam, kjo valle mbart historinë, krenarinë dhe qëndresën e një tradite të përcjellë ndër breza”, u shpreh Rama.
Vallja lidhet me figurën e Osman Takës, nga Konispoli, dhe karakterizohet nga lëvizje të fuqishme, por njëkohësisht elegante. Përmes interpretimit të saj, ajo përcjell vlera si trimëria, sakrifica, solidariteti dhe shpirti i lirë.
Përfshirja në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale synon të njohë dhe të ruajë këtë traditë, duke e përcjellë atë te brezat e ardhshëm.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.