🌤️
Tiranë 31°C · Kryesisht kthjellët 16 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.40 ▲1.42%
ARI 4,437 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $63,072 ▲ +0.22% ETH $1,881 ▲ +0.21% XRP $1.0016 ▲ +0.03% SOL $75.4800 ▲ +0.53%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055
16 Aug 2026
Breaking
Politika

35-vjetori i PS-së, Elbasan/ Rama u përgjigjet protestuesve: Ngatërrojnë pasionin për mjedisin me axhendat e tjera

Gjatë festimit të 35-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste në Elbasan, kryeministri Edi Rama iu përgjigj protestave kundër ndërtimeve në zonën e Zvërnecit dhe zonave të mbrojtura, duke i krahasuar ato me zhvillimin turistik të Malit të Zi.

Në fjalën e tij, Rama tha se Mali i Zi ka arritur të ardhura më të larta se Serbia, vendi më i madh në rajon, pikërisht falë zhvillimit të turizmit të luksit. Ai theksoi se ky model është ai që Shqipëria duhet të ndjekë tani.

“Si ka mundësi që Mali i Zi ka të ardhura më të larta se sa edhe vetë Serbia që është vendi më i madh i rajonit. Vetëm për një arsye, sepse Mali i Zi ka bërë atë që sot na ka ardhur radha ta bëjmë ne dhe për të cilën kanë dalë në protestë ata atje”, deklaroi Rama.

Kryeministri akuzoi se protestat po ngatërrojnë “pasionin për mjedisin dhe ndjenjat e dashurisë për natyrën” me axhenda të tjera politike apo interesash.

“Duke ngatërruar lloj-lloj gjërashë në një çorbë, duke ngatërruar pasionin për mjedisin, duke ngatërruar ndjenjat e dashurisë për natyrën dhe nevojën për t’u mos u prekur natyra me lloj-lloj axhendash të tjera dhe lloj-lloj qëllimesh të tjera”, shtoi ai.

Rama përmendi edhe rastin e një investitori kanadez të famshëm, i cili, sipas tij, u detyrua të shkojë në Malin e Zi pasi në Shqipëri “i mbyllën derën ose më saktë i kërkuan pjesën”.

Ai argumentoi se nëse ky projekt do të ishte realizuar në Shqipëri, vendi ynë do të ishte sot lider rajonal në paga, pensione dhe të ardhura nga turizmi i luksit.

“Mali i Zi nuk do të ishte ky që është sot nëse projekti që hapi rrugën e transformimit të Malit të Zi nuk do të ishte bërë këtu. Por do ishim ne që do të kishim vendin e parë në këtë rajon edhe për paga, edhe për pensione edhe për të ardhurave të tjera, vetëm falë asaj industrie të turizmit, që është turizmi i luksit”, theksoi Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.