Kronika
38 delegacione të NATO-s në Tiranë
Të gjitha rrugët kryesore të Tiranës kanë qenë sot me prani forcash të shumta policie.
Kanë mbërritur në kryeqytet 38 delegacione në kuadër të Takimit të Shefave të Shtabeve të vendeve anëtare të NATO, i cili do zhvillohet nga data 15-17 shtator.
Nga ora 9 e mëngjesit deri në 20 të mbrëmjes, policia bëri shoqërimin e tyre nëpër takimet e shumta zyrtare që patën me drejtuesit më të lartë të shtetit.
Shefat e Shtabeve të vendeve anëtare të NATO do të diskutojnë për situatën e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe do të japin rekomandime për vazhdimësinë e misionit Resolute Support në Afganistan dhe KFOR Kosovë.