☁️
Tiranë 16°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 93.54 ▲3.57%
ARI 4,418 ▼2.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,527 ▼ -2.51% ETH $2,078 ▼ -4.83% XRP $1.3720 ▼ -3.16% SOL $88.0300 ▼ -4.82%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.54 ▲3.57 % ARI 4,418 ▼2.96 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.54 ▲3.57 % ARI 4,418 ▼2.96 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Europa

40 000 mjekë të huaj punojnë në Gjermani

Në mesin e atyre që i largohen Ballkanit për një jetë më të mirë e më dinjitoze në Gjermani, ka edhe shumë mjekë. 40.000 mjekë të huaj llogaritet të punojnë në vendin që nuk njeh krizë të ekonomisë.

Kjo e fundit, duke i shtuar edhe kushtet e vështira të punës, është bërë shkak i një fenomeni shqetësues të largimit të bluzave të bardha, sidomos nga Serbia. Përpos kësaj, dega në fjalë konsiderohet një ndër më të korruptuarat, ku mjaft vende pune ndahen në bazë të lidhjeve partiake apo miqësive.

Gjermania ofron një perspektivë krejt tjetër: sektori ekonomik është i mirëstrukturuar, klinikat janë moderne dhe shanset për të bërë përpara në profesion, janë shumë më të mëdha. Shtetet më të dobëta ekonomisht, zor se arrijnë ta konkurrojnë një tendencë të tillë.

Por, eksodi i mjekëve serbë ka lënë pas boshllëqe të mëdha në shërbimin shëndetësor të vendit. Serbia ka një popullsi prej rreth 7 milionë banorësh, ndërsa numri i mjekëve nuk llogaritet më shumë se 22 mijë, çka është nën nivelin e Bashkimit Europian.

Mjaft rajone ankohen për mungesë të theksuar specialistësh, sidomos radiologësh e anestezistësh. Edhe pse ka pasur disa tentativa nga zyrtarë të ndryshëm për të treguar se mjekët po migrojnë për shpërblime më të majme, vetë presidenti Tomislav Nikoliç e pohoi gjatë një interviste javën e kaluar se doktorët e rinj nuk largohen ngaqë e urrejnë Serbinë, por thjesht sepse kërkojnë një jetë më të mirë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.