45′ e para: “Paqe” mes Teutës dhe Partizanit, VAR-i “prish” festën e shkodranëve ndaj Dinamos
Në “Niko Dovana” dhe në “Loro Boriçi” po luhen njëkohësisht dy sfidat tejet të rëndësishme të javës së 29-të në “Abissnet Superiore”.
Në Durrës, pjesa e parë mes Teutës dhe Partizanit është mbyllur në barazim 1-1. Sfida u zhbllokua në minutën e 16-të, ku pas një krosimi të Valentino Murataj nga krahu ishte Xhuljano Skuka që dërgoi me kokë topin në rrjetë.
Në minutën e 23-të, Emiliano Vila lë fushën e lojës për durrësakët dhe në vendin e tij futet Kleidi Daci. Në minutëne 36-të, Teuta barazon shifrat me Vasilios Zogos, i cili shënon me kokë pas topit që mori nga krosimi nga goditja e këndit.
Në fund të pjesës së parë, ka një kontakt brenda në zonës mes Skukës dhe Zogos dhe të kuqtë pretendojnë për penallti, por arbitri mendon ndryshe. Në minutën e 45-të, Partizani i afrohet golit të avantazhit por goditja e Sidibe ndalet nga gentian Selmani.
Në Shkodër, pjesa e parë mes Vllaznisë dhe Dinamos është mbyllur në barazim pa gola. Në minutën e 30-të, Charles Bismark gjen golin për shkodranët pas pasimit të mrekullueshëm të brazilianit Yago, por festa e vendasve shkon kot. Goli anullohet nga VAR për pozicion jashtë loje të sulmuesit.
The post 45′ e para: “Paqe” mes Teutës dhe Partizanit, VAR-i “prish” festën e shkodranëve ndaj Dinamos appeared first on Telesport.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.