☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,434 ▼ -1.91% ETH $2,211 ▼ -1.39% XRP $1.3276 ▼ -1.74% SOL $82.2100 ▼ -2.6%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Libri

50 autorë kinezë në shqip

Nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi midis Shoqatës së Botuesve Shqiptarë dhe institucioneve shtetërore nga R.P. e Kinës

50 autorë nga letërsia kineze do të botohen në gjuhën shqipe. Shoqata e Botuesve Shqiptarë kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me institucionet e larta shtetërore të Republikës së Kinës, për të bërë të mundur ardhjen në gjuhën shqipe e autorëve të ndryshëm të këtij vendi dhe po ashtu më shumë autorë dhe tituj nga letërsia shqipe në gjuhën kineze. Ditën e hënë, datë 27 prill 2015, u nënshkrua një Marrëveshje Bashkëpunimi për Përkthimin e Botimin e letërsisë midis zëvendësministrit z. Song Mingchang dhe z. Petrit Ymeri, kryetar i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë. Në këtë marrëveshje parashikohet që brenda 5 vjetëve të përkthehen dhe të botohen jo më pak se 50 tituj (25 për secilën gjuhë) nga autorë të njohur dhe vepra të shquara të letërsisë së dy vendeve. Për këtë gjë, të dyja palët kanë ngritur grupe specialistësh për përzgjedhjen e titujve dhe autorëve dhe shumë shpejt do të fillojë puna konkrete për realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm. Të hënën paradite u zhvillua takimi i parë zyrtar midis Shoqatës së Botuesve Shqiptarë dhe Administratës Shtetërore të Shtypit, Botimit, Radios, Filmit dhe Televizionit të Republikës Popullore të Kinës ku ishte e pranishme edhe ambasadorja e Republikës së Kinës në Shqipëri znj. Jiang Yu dhe një grup specialistësh kinezë dhe shqiptarë. Aty u fol në përgjithësi për rëndësinë, për vlerën e këtij bashkëpunimi dhe perspektivat në të ardhmen. Zv.ministri Song Mingchang gjithashtu i paraqiti ftesën zyrtare Shoqatës së Botuesve Shqiptarë për të qenë e pranishme dhe organizatore e pjesëmarrjes së botuesve shqiptarë në Panairin e 23 të Librit në Pekin, gusht 2016. Sikurse nënvizoi zoti Song Mingchang, kjo do të shërbejë edhe për të njohur më mirë botimet që bëhen në Kinë, autorët dhe letërsinë kineze dhe njëkohësisht për të vendosur kontakte më të mira me shtëpitë botuese kineze, me botuesit kinezë, si dhe me industrinë e shtypshkrimit që është nga më cilësoret dhe që do të paraqesë shumë interes për tregun shqiptar të botimeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.