☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 102.25 ▲0.48%
ARI 4,007 ▼0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,662 ▼ -0.98% ETH $2,306 ▼ -1.14% XRP $1.2958 ▲ +0.31% SOL $99.6900 ▼ -1.89%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 102.25 ▲0.48 % ARI 4,007 ▼0.77 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 102.25 ▲0.48 % ARI 4,007 ▼0.77 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kosova

52 km, me pajisje me peshë prej 35 kg, për 22 orë pandërprerë– fotografi nga gara ndërkombëtare e FSK-së “Triumfi Dardan”

Qendra për Studime Universitare (QSU) bën të ditur se ka përfunduar me sukses garën një javore “Triumfi Dardan”, e cila këtë vit shënoi pjesëmarrjen më të madhe që nga ndërkombëtarizimi i saj, me 40 oficerë kadetë, liderë të ardhshëm ushtarakë nga shtetet anëtare të NATO-s.

Në njoftim bëhet e ditur se një nga veçoritë e garës këtë vit ishte përshkimi i 52 kilometrave në terren tejet të vështirë, me pajisje me peshë prej 35 kilogramësh, për 22 orë pa ndërprerje.

“Gjatë patrullës, kadetët realizuan pesë misione ushtarake: reagimin në kontakt, reagimin ndaj zjarrit indirekt, reagimin ndaj sulmeve me dronë, mësymjen dhe evakuimin e viktimave. Këto sfida testuan aftësitë udhëheqëse, ushtarake dhe fizike, qëndrueshmërinë dhe punën ekipore të pjesëmarrësve”, thuhet në njoftim.

QSU thekson se ‘Triumfi Dardan’ përfaqëson një nga aktivitetet më të rëndësishme të ndërkombëtarizimit të QSU-së.

Nën patronatin e Komandantit të FSK-së, Gjeneral Jashari, dhe nën udhëheqjen e Komandantit të QSU-së, Major Mimoza Budeci, me angazhimin dhe përkushtimin e stafit dhe kadetëve, ky proces po shënon rezultate konkrete: tre marrëveshje ndërkombëtare të arritura me akademi dhe universitete të ndryshme në SHBA; sigurimi i dhjetëra bursave për pjesëmarrje në aktivitete ndërkombëtare; Përfaqësimi i QSU-së në aktivitete të ndryshme ushtarake ndërkombëtare jashtë vendit nga 73 kadetë; 90% e stafit të përfshirë në programe dhe aktivitete ndërkombëtare; Publikimi dhe prezantimi i punimeve në revista dhe forume ushtarake e shkencore të ndryshme; Organizimi i dhjetëra aktiviteteve ndërkombëtare, përmes të cilave QSU ka mirëpritur 70 kadetë oficer ndërkombëtarë; Konfirmim i pjesëmarrjes në dhjetëra aktivitet ndërkombëtarë për vitin 2027, aktivitet këto që do të mbahen në tre kontinente (SHBA, Evropë dhe Azi).

“QSU po dëshmon se është më shumë se një institucion i edukimit dhe përgatitjes ushtarake. QSU është një përfaqësuese e rëndësishme e FSK-së në arenën ndërkombëtare dhe një platformë për përgatitjen e liderëve të ardhshëm ushtarakë, të gatshëm për t’u përballur me sfidat e së ardhmes dhe për të dhënë kontribut të çmuar në ruajtjen dhe promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në vend, rajon dhe botë”, thuhet më tej. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.