☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.17 ▼0.58%
ARI 4,025 ▼0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,056 ▼ -0.25% ETH $2,320 ▼ -0.2% XRP $1.3070 ▲ +1.69% SOL $100.3400 ▼ -0.77%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.17 ▼0.58 % ARI 4,025 ▼0.34 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.17 ▼0.58 % ARI 4,025 ▼0.34 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Bota

TURQI – Katër të vdekur pas një tornadoje në Antalia

ANTALIA, 27 tetor /ATSH-AFP/ – Një tornado ka shkaktuar vdekjen e katër personave dhe ka plagosur një tjetër në provincën e Antalias, në jug të Turqisë, njoftoi sot guvernatori i rajonit.

Sipas guvernatorit Hulusi Sahin, viktimat ishin punëtorë të një kantieri ndërtimi, të cilët po flinin kur tornadoja goditi zonën dhe shkatërroi kontejnerin ku ishin strehuar.

“Dy punëtorë humbën jetën në vendngjarje dhe dy të tjerë në spital. Një person mbeti i plagosur lehtë”, deklaroi Sahin për gazetarët.

Ai e cilësoi ngjarjen si një fenomen natyror shumë të pazakontë për zonën, duke theksuar se nuk ishte raportuar ndonjë stuhi apo tornado tjetër në rajon dhe se në zonën e prekur kishte pasur vetëm reshje shiu.

Sipas autoriteteve, fenomeni ishte i kufizuar në një hapësirë të vogël dhe shkatërroi vetëm dy struktura strehimi në kantier, pa shkaktuar dëme në zonat përreth.

Antalia pritet të presë, pas dy javësh, qindra delegatë nga e gjithë bota për Konferencën e OKB-së për Klimën, COP31, e cila do të organizohet bashkërisht nga Turqia dhe Australia.

Ndërkohë, në Stamboll, reshjet e dendura të shiut, që nisën gjatë natës dhe u intensifikuan në mëngjes, shkaktuan probleme në qarkullim. Mediet turke raportuan se nënkalime në disa lagje të qytetit u përmbytën.

Në mesin e tetorit, përmbytjet në Stamboll dhe provincat përreth kishin shkaktuar tetë viktima./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.