Politika

60 përfaqësues të SHAPE dhe NATO, në një konferencë në Tiranë

Rreth 60 përfaqësues të strukturave të SHAPE & NATO si dhe Shefi i Shtabit të Komandës së Aleancës për Operacionet(ACO), Gjeneral Werner Freers, ndodhen në Tiranë, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën treditore të NATO-s “CIMIC Key Leader Conference”.

Paraditen e sotme, Gjenerali Freers, u prit nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ndërsa më pas do te pershëndesë Konferencën.

Konferenca, që po i zhvillon punimet në tre sesione të veçanta, ka në fokus detyrat e Samitit të Uellsit, si dhe trajtimin e çështjeve të rëndësishme të përftuara nga mësimet e nxjerra nga operacionet e kryera vitet e fundit nga NATO.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button