🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 113.22 ▲0.72%
ARI 4,685 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $68,619 ▼ -0.38% ETH $2,098 ▼ -0.76% XRP $1.3169 ▼ -0.92% SOL $79.9200 ▼ -2.22%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 113.22 ▲0.72 % ARI 4,685 ▲0 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 113.22 ▲0.72 % ARI 4,685 ▲0 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Kosova

650 qytetarë çdo muaj ikin nga Kosova

650-qytetar-euml-ccedil-do-muaj-ikin-nga-kosova_hdTrendi i shqiptarëve që e kanë kaluar kufirin ilegalisht nga Kosova përmes Serbisë e më pas në Hungari e shtetet e tjera, është më i ulët se vitin e kaluar, por së paku nga 650 qytetarë janë larguar çdo muaj nga Kosova.

G.B. është vetëm njëri nga mijëra shqiptarët që edhe këtë vit ia kanë mësyrë kurbetit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, që nga janari i këtij viti e deri në qershor, numri i azilkërkuesve të rinj nga Kosova në shtetet e Bashkimit Evropian ka arritur në 4,455 persona.

“Për fat të keq një trend në rritje është sidomos në muajt korrik, gusht që i ka shprehur shqetësimet edhe ambasadori i Hungarisë që është rritur fluksi i shkuarjes në Hungari e sidomos nga dy qytetet, Ferizaj dhe Fushë Kosovë, më shumë nga komuniteti RAE, por edhe shqiptarë që deklarohen apo jo si ashkali, në mënyrë që ta kenë si alibi për të fituar azil edhe pse azili nuk fitohet më”, thotë për gazetën “Zëri” ministri Bajram Rexhepi.

Krahasuar me vitin e kaluar kur nga Kosova në vendet evropiane ishin paraqitur gjithsej 17 mijë e 755 azilkërkues, ky trend sivjet është më i vogël, por prapë sipas ministrit është shqetësues.

“Kemi pasur prioritete të tjera, ndoshta kemi qenë të fiksuar te lufta ndaj islamit ekstrem dhe ndoshta kjo neglizhencë ka mundur të ndikojë”, thotë ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.