Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 17 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
₿ CRYPTO
BTC $78,093 ▼ -0.16% ETH $2,186 ▲ +0.41% XRP $1.4139 ▼ -0.09% SOL $86.5000 ▲ +0.02%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
17 May 2026
Breaking
Opinion

7 akuzat e SPAK ndaj Bardh Spahisë

Nga Lutfi Dervishi

Lajmi se SPAK ka marrë në akuzë ish-kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, sepse ka hequr nga puna një drejtor në bashki, është veç maja e ajsbergut. Është gjysma e së vërtetës. Si mund të merret SPAK me një çështje kaq “të rëndomtë,” kur nevojat për të hetuar çështjet e mëdha janë ulëritëse? Në Shkodër thonë se po te kërkosh lopën e zezë në mes të natës, çdo mi të duket si bishë.

E vërteta e plotë është se pas një hetimi shterues, ku janë shpenzuar qindra orë të oficerëve të BKH dhe vetë prekurorëve, SPAK ka arritur të zbulojë se Bardh Spahia:

1. Ka fshehur inceneratorin e Tiranës. Jo vetëm që e ka fshehur, por e ka maskuar si landfill.

2. Si mjek, jo vetëm që Spahia ka ideuar, nxitur dhe konceptuar koncesionin e sterilizimeve, por ka dyshime të arsyeshme se ka nisur një projekt për të sterilizuar votuesit e qeverisë

3.Si kryetar bashkie, është provuar se ka lidhje me bandat e Shkodrës, veçanërisht me Bajrat, të cilëve u ka premtuar vendin e drejtorit që ka hequr nga puna.

4. Bardh Spahia ka qenë në prapaskenë të demonstratës së dhunshme të 21 janarit, duke organizuar gjithçka dhe duke përdorur edhe paratë e veta për të financuar udhëtimin e “shkodranëve” drejt Tiranës.

5. Bardh Spahia është porositësi i Toyota Yaris dhe njeriu që ka tërhequr gjithë fijet në prapaskenë.

6.Bardh Spahia del në çdo bisedë të krimit të organizuar në aplikacionet Sky, EncroChat, Matrix.

7.Prekurorët e SPAK ende nuk kanë zberthyer një mesazh të koduar me dy fjalë dhe për këtë mesazh po kërkojnë ndihmën e partnerëve. Mesazhi është: “Nadja e mirë”

Kjo dosje monumentale e Bardh Spahise do të mbetet krenaria e SPAK-ut, për 5 vitet që kaluan dhe për 5 vitet që do të vijnë. Dosja e qepur me delikatesë konsiderohet si “Monaliza e drejtësisë shqiptare”.

Nëse dikush thotë se SPAK po merret me çikërrima, le ta mësojë sot se kjo çështje nuk është suksesi i radhës, por edhe një tekst mësimor për brezat e ardhshëm të prekurorëve:

SPAK-u nuk ndalet! Është e qartë si drita e diellit që në Shqipëri krimi i organizuar dhe korrupsioni dridhet vetëm nga prekurorët që nuk dinë ku të ndalen!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.