70 vjetori i UNICEF, yje të ekranit në ceremoni
David Beckham, Orlando Bloom, e yje të tjerë të botës së ekranit morën pjesë në ceremoninë për 70-vjetorin e krijimit të UNICEF në organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Bloom, ambasador i vullnetit të mirë, tha se do të dëshironte të bënte një dokumentar për të ndihmuar njerëzit të kuptojnë të mirat që vijnë nga agjencia e OKB-së për fëmijët.
“Ndoshta ata nuk e dinë se sa shumë gjëra të mira ka bërë UNICEF-i në botë. Është një organizatë që punon për të shpëtuar jetët e grave dhe fëmijëve”, tha Bloom.
Ndërkohë, David Beckham i është mirënjohës karrierës së suksesshme si futbollist që i ka dhënë mundësinë të ngrejë zërin në mbrojtje të fëmijëve e për të bashkëpunuar me UNICEF.
“Unë kam 4 fëmijë të cilët i dua shumë. Ata jetojnë në një vend të sigurt, hanë çdo ditë mëngjes, drekë dhe darkë. Shumë fëmijë nuk e kanë këtë mundësi dhe ne po përpiqemi ta ndryshojmë këtë”, tha Beckham.
Gjatë ceremonisë për përvjetorin e themelimit të agjencisë, Priyanka Chopra u zgjodh ambasadore e vullnetit të mirë. Ylli i Bollivudit e tashme edhe i Hollivudit tha se filantropia kishte qenë pjesë e edukimit të saj dhe se e konsideronte atë si një gjë që thjesht duhej bërë. Mes pjesëmarrësve të tjerë në ceremoni ishin edhe aktori Jackie Chan dhe këngëtaret Femi Kuti dhe Angelique Kidjo.