9 arsye për të qeshur dhe buzëqeshur
Të gjithë e dimë që është e rëndësishme të ushqehemi mirë dhe të ushtrohemi për një trup të shëndetshëm, por a keni menduar për të qeshurën si një mjet për një mendje të shëndetshme? Thonë se e qeshura është mjekimi më i mirë.
Ekspertët thonë se në dekadat e fundit studimet kanë treguar efektin që jep e qeshura në trup. Biologjikisht, ajo ndikon nëpërmjet rrjedhjes së gjakut, përgjigjes imune, nivelit të sheqerit në gjak, relaksimit dhe gjumit.
Health Tap na jep nëntë arsye pse duhet të qeshim dhe të buzëqeshim:
Stimulon sistemin tuaj imunitar
Një mjek popullor thotë se edhe kur ju qeshni shumë, do të ndjeni shtrëngimin e brinjëve në bark, pra, e qeshura stimulon sistemin imunitar dhe çliron tensionin. Me fjalë të tjera thotë mjeku popullor Sherry Tenpenny, e qeshura dhe e qeshura e fortë janë një parandaluese e madhe mjekësore.
E qeshura, mënyra më e mirë për të larguar stresin dhe situatat të vështira
“Qeshni me të madhe!”, thotë doktoresha Heidi Fowler. “Nga këndvështrimi i psikiatrit, e qeshura dhe humori janë mekanizmi më i mirë dhe më i shëndetshëm mbrojtës”, thotë ajo. Përveç efekteve fizike të të qeshurit, të qeshësh të qetëson gjendjen mendore dhe madje, kjo është ngjitëse.
E qeshura ju ndihmon të relaksoheni dhe të flini
“E qeshura është një qetësues pa efekte anësore”, thonë ekspertët. Një nivel i ulët stresi dhe ankthi ju ndihmojnë të bëni një gjumë të qetë dhe të rehatshëm.
Ju jep energji dhe ju bën të ndjeheni mirë
E qeshura është një eksperiencë që e përjeton i gjithë trupi, kështu që ajo e “zgjon” atë. Psikiatri Charles Barnhart thotë se është vërtetuar se e qeshura shkakton sekretimin e mjaft kimikateve të mira në tru.
Nëse ju qeshni, ju buzëqeshni! Krahas të qeshurës dhe buzëqeshja ka efektet e saj jo vetëm fizike por edhe psikologjike dhe që ndikon dhe në humorin e të tjerëve.
Buzëqeshja i bën të ndihen mirë edhe të tjerët
Ekspertët thonë se buzëqeshja prodhon një sjellje miqësore dhe pozitive, dhe para se ju ta kuptoni, të tjerët rreth jush do të ndihen më mirë.
Buzëqeshja ju ndihmon të kuptoni të tjerët, dhe e kundërta
Për shkak të reagimit pozitiv që marrim, instiktivisht formojmë një buzëqeshje. Eksperienca na ndihmon të kuptojmë nëse bëhet fjalë për një buzëqeshje false apo të vërtetë. Kjo na ndihmon dhe të kuptojmë gjendjen emocionale të atij që buzëqesh.
Të buzëqeshni ju bën të ndjeheni më mirë se çokollata apo paratë
Studiues britanikë kanë gjetur se një buzëqeshje mund të gjenerojë të njëjtin nivel në tru që të japin dy mijë copa çokollate, apo të merrni plot 25 mijë dollarë në dorë.
Buzëqeshja redukton stresin
Psikiatri i fëmijëve, Dr. Jonathan Nehrer thotë se buzëqeshja ju ndihmon të mendoni pozitivisht dhe është një mekanizëm i mirë pozitiv për të gjitha çështjet e vështira që do të kaloni.
Buzëqeshja ju ndihmon të jetoni një jetë të gjatë dhe të lumtur
Niveli i ulët i stresit dhe rritja e pozitivitetit, që vijnë nga e buzëqeshura ndikojnë në rritjen e jetëgjatësisë dhe cilësisë së jetës. Dr. Glen Elliott thotë se ka të dhëna që bëjnë të ditur se njerëzit që janë të lumtur reagojnë pozitivisht ndaj një lloj sëmundjeje.