☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.06 ▼0.07%
ARI 4,132 ▲1.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,571 ▲ +2.77% ETH $2,423 ▲ +4.23% XRP $1.3241 ▲ +3.29% SOL $96.7900 ▲ +3.67%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.06 ▼0.07 % ARI 4,132 ▲1.44 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.06 ▼0.07 % ARI 4,132 ▲1.44 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Kronika

9 vatra zjarri në vend, Ministria e Mbrojtjes: S’ka rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e situatës së zjarreve gjatë ditës së sotme, duke njoftuar se janë monitoruar gjithsej nëntë vatra në zona të ndryshme të vendit.

Sipas ministrisë, falë ndërhyrjes së koordinuar të forcave zjarrfikëse, strukturave vendore, Forcave të Armatosura dhe mjeteve ajrore, situata është përmirësuar ndjeshëm dhe aktualisht nuk raportohet asnjë rrezik për komunitetet apo zonat e banuara.

Zjarri në Dajt është shuar pas ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës, Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe helikopterit të Forcës Ajrore, ndërsa edhe vatra në Priskë është fikur plotësisht.

Në Çikallesh të Kavajës, ndërhyrja e zjarrfikësve nga Kavaja, Kamza dhe Rrogozhina, e mbështetur nga avioni “Air Tractor”, bëri të mundur izolimin e plotë të flakëve.

Nën kontroll janë vënë edhe zjarret në Riban, Ngraçan dhe Panahor të Mallakastrës, ndërsa në Plan të Bardhë të Klosit, ku flakët kishin rrezikuar banesa dhe rrjetin elektrik për shkak të erës, situata është stabilizuar pas angazhimit të forcave operacionale, Policisë së Shtetit, vullnetarëve dhe 25 efektivëve të Forcave të Armatosura.Ministria njofton gjithashtu se janë shuar plotësisht vatrat në Kostren 2 të Beratit dhe në Uruç të Peqinit, ndërsa në Alikomemaj të Memaliajt vijon ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për neutralizimin e një vatre në një sipërfaqe me pisha.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në tërësi situata paraqitet e stabilizuar dhe të gjitha zonat problematike vijojnë të mbahen nën monitorim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.