Moda

Ikona e modës Kate Moss shkëlqeu

Kate Moss me një fustan transparent dhe jeshil u shfaq në ceremoninë vjetore të ndarjes së çmimeve dhe tregoi pse konsiderohet mbretëresha e stilit

Kate Moss u shfaq në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në New York dhe ndërgjegjësoi publikun për editimin e saj sfidues.

Manekinia kishte veshur një fustan transparent në ngjyrë të gjelbër nën të cilin dukeshin të brendshmet e zeza, transmeton Telegrafi.

profimedia

Kjo manekine shpesh vesh fustane transparente, prandaj e quajnë lidere e këtij trendi.

gettyimages

Kjo nuk është hera e parë që Moss e bën fustanin e zhveshur pjesë të veprës së saj të stilit. Në vitin 1993, ajo veshi një fustan argjendi tërësisht të tejdukshëm – një pamje partie që ndihmoi të katapultonte të ashtuquajturin “fustan lakuriq” në ballë të epokës së modës të dekadës.

Reklama

Vëmendje të madhe ka rrëmbyer edhe kur është shfaqur në një editim të ngjashëm, në vitin 1996, në pasarelën e modës të Versaces.

Fustani i gjatë transparent e përcillte në mënyrë të përsosur figurën e saj, ndërsa si pjesë e tij kishte një aksesor me të cilin ajo mbulonte kokën duke u dukur si një princeshë dhe shumë origjinale.

Dukjen e saj sensuale e kishte plotësuar me bizhuteri mbresëlënëse. Flokët i kishte ngritur në topuz, derisa grimi diskret theksonte në mënyrë të përsosur vijat natyrale të fytyrës.

Përndryshe, Kate është mirë në dekadën e saj të pestë dhe trupin e saj mahnitës do ta kishin zili shumë prej kolegeve të saja më të reja. /Telegrafi/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button