EkonomiaParlamentare

Si e gjeti qeveria Alabbar-in”/ Alibeaj kërkon transparencë për Portin e Durrësit

Një sërë pyetjesh ka shtruar deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese lidhur me investimin e Portit të ri të Durrësit.

Deputeti tha se qeveria duhet të mbrojë interesin e shqiptarëve më shumë sesa të privatit, teksa pyeti në komision se si u zgjodh Dubai dhe jo Brukseli për investimin.  Ai tha se në kundërshtim me kushtet e BE-së, qeveria ka zgjedhur pa garë investimin në Portin e Durrësit.

“Një përfaqësuese e lartë zv.kryeministre, do duhet të kishte primar mbrojtjen e interesit të shqiptarëve, pasurisë së shqiptarëve. Meqë keni zgjedhur të jeni mbrojtësit e interesit të privatit, un po I bëj pyetjet lidhur me privatin. Si e zgjodhët këtë Albbarin, si e kontaktuat, si erdhi ku e mori vesh? E bëj këtë pyetje sepse bëhet fjalë për një nga investimet më të mëdha që ka ardhur në Shqipëri, 2.1 miliard. Shqiptarët në këtë investim të madh japin pasuri të madhe, Portin e Durrësit, pasuria më e çmuar për të gjithë rajonin. Është pasuria më e vyer dhe e vlefshme e të gjithë rajonit. Kanë të drejtë shqiptarët të interesohen dhe të mbrojnë pasurinë e tyre. Si u identifikua ky investitor. Në momentin kur qeveria e identifikoi, a shkoi e gjeti apo erdhi ai, si ka mundësi juve nuk ju shkoi ndërmend të bënit diçka të thjeshtë. Pse nuk ushtruat një praktikë të thjeshtë, Albbarin e kemi, pse mos të identifikojmë edhe disa nga investitorët e tjerë, se ndoshta ndonjëri prej tyre mund të fitonte më shumë. Zero. Jam i lumtur të më përgënjeshtrosh. Do ishte krijuar garë dhe konkurrencë. Pyetja tjetër, kushtetuta shqiptare parashikon që kur shteti shqiptar bëhet pjesë i një marrëveshje ndërkombëtare, marrëveshje stabilizim asociim, përderisa ky vend ka vendosur të orientohet drejt Brukselit, ata kanë vendosur një kusht të thjeshtë- bëhuni joshës për investitorë, por ama do duhet që në çdo rast duhet për të hequr çdo dyshim për shpërdorim të pronës publike, duhet të vendosni garë. Në dy afera të ngjashme, vetë Komisioni Europian i ka marrë në analizë, Teatri dhe Aeroporti i Vlrës, duhet domosdoshmërisht të ketë garë, e ka thënë Brukseli. Pse keni zgjedhur Dubain dhe pa garë, ndërkohë që gara është detyrim kushtetues. Në do mbrojmë pasurinë e shqiptarëve, ju privatin. Me të madhe e keni thënë po vjen Alabbari. Për çdo investitor që sjellin para masive dhe garancinë e emrit, unë besoj që askush nuk ka më të voglin dyshim që janë të mirëseardhur. Cila është arsyeja që në vitin 2021, statusin e investitorit strategjik ja dhatë një kompanie që ishte regjistruar në ishujt Kajman. Një shoqëri të cilës nuk i dihet kush janë ortakët. Unë kam edhe dokumentin marrë nga regjistri publik për kjo shoqëri është regjistruar në ishujt Kajman. A e dini ju se cilët janë pronarët e kësaj shoqërie që shteti shqiptar i dha statusin investitor strategjik? Kush ishin këta, ky është elementi  i transparencës”- tha Alibeaj.

Ndërkohë zv.kryeministrja Belinda Balluku u përgjigj në komision se Alabbari e ka zbuluar Shqipërinë që prej 2007 dhe tashmë janë rikthyer për investimin strategjik. Balluku tha se gjithçka është bërë me transparencë dhe nuk duhet të qëndrojnë paragjykimet se pse është zgjedhur Dubai dhe jo Brukseli, pasi sipas saj ky i fundit ‘nuk ka ardhur’.

“Përshtypjet janë personale, nuk mban kjo në debat. Ne mbrojmë shtetin nga fillimi në fund. Nuk është mirë të marrim dhe të njollosim pa bërë një analizë njerëz që kanë krijuar një emër në tregun botëror të urbanizimit. Ju mund të merreni me subjektet, por ne i mbrojmë të gjithë investitorët e huaj në Shqipëri. Alabbari e ka zbuluar Shqipërinë që në 2007 dhe ikën me vrap, na kanë thënë që ishte e tmerrshme situate që ndeshëm dhe nuk mendonin se do ktheheshin. Sa i përket metaforeve, nuk merrem fare. Shqipëria është vendosur në hartën e investitorëve, pse qindra investitorë të huaj vijnë në Shqipëri? Sepse është future në hartën e vendeve interesante për tu interesuar. Siç vijnë çdo ditë kompani, ashtu ka ardhur edhe Albbari, nuk besoj se të gjithë këta kanë llambën e Aladinit. Pasuria kombëtare jo vetëm por mbrohet por po investohet. Racizmin pse zgjodhëm Brukselin dhe Dubain, Brukseli nuk erdhi”- tha ndër të tjera Balluku.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button