Politika

Isai: Investimet këto 9 vite në Kolonjë, më shumë se në 50 vjet

Kryetari i bashkisë Kolonjë, Erion Isai gjatë një takim me qytetarë të Kolonjës ku i pranishëm është dhe Kryeministri Edi Rama tha se në këto 9 vite është investuar këtu më shumë se 50 vjet.

“Unë mendoj që dëmi që i është bërë Kolonjës nga 2005-2013 ka qenë aq fatal se me gjithë një energji të jashtëzakonshme që është investuar në 9 vjet, më shumë se 50 vjet për ta kthyer Kolonjën në atë çfarë meriton. Mua më pëlqen shumë slogani i këtij viti sepse Kolonja e ka treguar në fakt që jo sot por që prej ditëve më të vështira të Shqipërisë ka ditur të ecë vetëm përpara”, tha Isai.

Ai duke iu drejtuar Kryeministrit tha se, “ne sot nuk po punojmë për këto zgjedhje, ne po punojmë për mandatin tuaj të 4”.

“Kolonja pas 2 vjetësh, do të shtojë në koshin e votave të PS në qark që mandati i 6 të jetë në xhep i sigurtë për ekipin që do ndërtojë PS, sepse çfarë ka bërë Edi Rama për Kolonjën se ka bërë asnjë Kryeminstër në 100 vite të shtetit shqiptar”, tha Isai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button