Rajoni

Sofje: Në Dita Botërore e Bletës organizohet Festivali njëditor “Dita e Bletëve” 2023

Festivali njëditor “Dita e Bletëve” 2023 zhvillohet sot më 20 maj në livadhin e madh në Parkun Jugor në Sofje. Festa synon të tërheqë vëmendjen tek bletët, ndërsa festivali zhvillohet në kuadër te Dites Botërore e Bletës.

Kjo feste organizohet nga Shoqata “Mjalti i Vërtetë” dhe janë përgatitur shumë punishte, një kënd për fëmijët – aktivitete të ndryshme për t’i angazhuar, edukuar dhe argëtuar ata.

“Në këtë ditë, dashamirësit e bletëve dhe produkteve të tyre do të mund t’i shijojnë ato, si dhe fëmijët do të përfshihen në temën e dobisë së bletëve dhe mjaltit”, thotë Stefani Karaivanova. Ajo shton se në vitet e fundit ajo ka vënë re se gjithnjë e me shumë njerez janë të interesuar për këtë temë shumë të rëndësishme për të gjithë njerëzimin.

Ka interes jo vetëm për mjaltin, por edhe për të shikuar bletaret, këta njerëz përpiqen të gjejnë mënyra për të ndihmuar bletët, që të jetojmë në paqe me natyrën – thotë Stefani Karaivanova.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button