Bota

G7 – Biden: Do ta çlirojmë botën nga armët bërthamore

Presidenti amerikan, Joe Biden ka premtuar të luftojë për një botë pa armë bërthamore, në mesazhin e shkruar në Librin e Nderit të Muzeut Përkujtimor të Paqes në Hiroshima, kushtuar viktimave të bombës së parë atomike të hedhur në vitin 1945 nga SHBA.

“Na kujtofshin historitë e këtij muzeu për të gjitha detyrimet tona për të ndërtuar një të ardhme paqeje”, shkroi Biden pas vizitës që bëri dje me liderët e tjerë të G7, në hapjen e samitit.

“Së bashku ne vazhdojmë të bëjmë përparim drejt ditës kur mund të shpëtojmë përfundimisht dhe përgjithmonë botën nga armët bërthamore”, shtoi Biden, sipas qeverisë japoneze.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button