Krifca përmes një postimi në rrjetet sociale bën të ditur se, në fokus të këtij takimi ishin përparësitë e agjendës së bashkëpunimit me Italinë, për nxitjen më tej të bashkëpunimit në Bujqësi.
Krifca tha se, “vetëm gjatë 4 muajve të fundit falë këtij procesi të vazhdueshëm të promovimit të produkteve shqiptare dhe marrëdhënies të ngushtë me partnerët tanë, kemi rritur eksportin e vajit të ullirit më shumë se 13 herë në sasi krahasuar me 4-mujorin e një viti më parë, dhe vazhdojmë të kemi të dhëna pozitive për eksportet e produkteve bujqësore për 4-mujorin e parë të vitit 2023”.
Ministrja theksoi se, “ne projektojmë bujqësinë shqiptare përpara duke ofruar më shumë mundësi, investime, infrastrukturë, informacion e dije, por edhe më shumë kontakte midis prodhuesve dhe tregtuesve për të rritur aksesin e produkteve shqiptare në tregjet brenda vendit por edhe ato ndërkombëtare”.