Ekonomia

Enio Jaço: Investimet Amerikane u rritën fuqishëm në dy vitet e fundit, por ndër më të ulëtat në rajon

“Investimet Amerikane në Shqipëri u rritën 2.5 herë në dy vitet e fundit – duke arritur në 221M $ në 2021. Por ky numër është vetëm maja e ajsbergut – investimet amerikane mund të jenë shumë më të larta”.

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, ka bërë të ditur në një reagim në rrjetet sociale se, në krahasim me vendet e rajonit – Shqipëria mbetet ende pas, por me potencialin më të lartë për t’u ngjitur në krye të rajonit nëse klima e biznesit transformohet në një mjedis tërheqës me rregulla tregu për bizneset e investimet.

Më poshtë reagimi i plotë i Enio Jaço:

Investimet Amerikane në Shqipëri u rritën fuqishëm – 2.5 herë në dy vitet e fundit – duke arritur në $ 221M në 2021. AmCham ka luajtur një rol kyç në përmirësimin e këtyre investimeve nëpërmjet përpjekjeve tona të përditshme. Por ky numër është vetëm maja e ajsbergut dhe nën potencial – investimet amerikane mund të jenë shumë më të larta.

Rëndësia: Investimet amerikane mund të rrisin ekonominë, të krijojnë vende pune dhe të forcojnë lidhjet tregtare dhe politike midis vendeve.

Me vendndodhjen strategjike, klimën e mirë dhe forcën e talentuar të punës, Shqipëria ka potencial të madh për të tërhequr më shumë investime amerikane.

Dhe ndërsa kanë shënuar rritjen më të shpejtë ë 4-5 vitet e fundit, investimet amerikane në Shqipëri janë ndër më të ulëtat në Ballkanin Perëndimor.

Për krahasim: Investimet amerikane në Serbi janë $1.5 miliardë, ose 7.5 herë më të larta edhe pse popullsia është vetëm 2.4 herë më e lartë se e Shqipërise dhe Serbia nuk eshte anetar i NATOs. Ky hendek mund te kthehet ne mundësi dhe duhet të adresohet.

Mundësitë në vijim: AmCham po punon shumë për të krijuar mundësi investimesh të reja si për bizneset amerikane, ashtu dhe ato shqiptare, që duan të bëjnë tregti në Amerikë. Por investitorët seriozë kërkojnë një treg konkurrues me rregulla të qarta dhe te pakorruptuar.

Ambienti aktual i të bërit biznes në Shqipëri, nuk premton shume dhe krijon pengesa serioze për rritjen e investimeve. Bashkëpunimi midis qeverisë dhe sektorit privat duke përmirësuar legjislacionin dhe klimën e biznesit është mënyra e vetme për të zhbllokuar mundësinë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button