Kosova

Betohet kryetari i ri i Zveçanit, Ilir Peci: Do jemi i barabartë për të gjithë

Kryetari i ri i komunës së Zveçanit-Kosove, Ilir Peci, është betuar sot në shkollën “Isa Boletini”.
Peci dhe asamblistët e kësaj komune në veri të Kosovës bënë betimin në godinën që u sigurua më herët nga forcat e policisë.
Pas ceremonisë, Peci tha se do të punojë njësoj për të gjithë qytetarët e komunës.
“Unë porsa e mora postin si kryetar komune. Ju njoftoj se do të punoj për të gjithë dhe do të jem i barabartë për të gjithë qytetarët e Zveçanit. Momentalisht, zyrën e kemi në zyrën e komuniteteve në fshatin Lipë”.
Kryetari i ri vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, pasi doli me më shumë vota se sa kandidatët tjerë garues në zgjedhjet e 23 prillit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button