Kuriozitete

Greqi, Krishti nxjerr lot nga sytë, dukuria misterioze

Ikona e Krishtit në një kishë të Greqisë  ka nisur që të nxjerrë ‘lot’ nga sytë që prej datës 25 janar, ditë e cila përkon me ardhjen e qeverisë Syriza në pushtet. Metropolitani i Korintit, Dionisi Mantalos, rrëfen se si një lëng transparent dhe vajor zbret nga sytë e Krishtit, duke përshkuar gjithë trupin.

25cf96a300000578-0-image-a-20-1424292938197_2334Pavarësisht kësaj, metropolitani kërkon që të mos nxitohet me deklaratat dhe se do të informojë Sinodin e Shenjtë grek rreth kësaj dukurie. “Lëngu do të merret për tu analizuar. Nuk duhet të nxitohemi derisa të dalin përgjigjet e testeve”, thotë ai. Ndërkaq, Dionisi Mantalos konfirmon se Krishti ka nisur të ‘qajë’ që me 25 janar, ditën e zgjedhjeve të parakohshme, ku populli grek solli në pushtet të majtët e Syrizas, me në krye Aleksis Cipras.

Ky i fundit është deklaruar ateist dhe kur erdhi në krye të shtetit, theu traditën duke mos u betuar nga kreu i kishës ortodokse të Greqisë. Ikona që ‘qan’, e cila është rreth një shekull e vjetër, është cilësuar nga disa si “Mrekullia e Syrizas”,  por Peshkopi Mantalos bëri thirrje për lutje, duke shtuar: “Në çështjet e besimit, ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm”. Njerëzit të habitur nga fenomeni, janë duke vizituar kishën për t’u lutur në vendin e shenjtë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button