Ekonomia

Ira Londo: “Nuk ka rrezik për kthim masiv emigrantësh nga Greqia”

zzzKomuniteti i emigrantëve shqiptarë në Greqi është më i madhi midis komuniteteve të huaj në dhe nuk ka asnjë rrezik për kthim të menjëhershëm masiv apo të forcuar të tyre në Shqipëri, thotë Ira Londo, gazetare shqiptare në Greqi dhe botuese e medias shqip aty.

Duke folur për Radion e Jashtme të Kinës nga Athina, zonja Londo u bëri thirrje autoriteteve shqiptare që të jenë të përgatitur për t’i mirëpritur emigrantët dhe njëherësh ngritjen e mekanizmave ndihmëse për ta.

Më herët gjatë një interviste për gazetën ‘Financial Times’, ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati, tha se kthimi i mundshëm masiv i emigrantëve mund rritë normën e papunësisë.

Gazetarja Londo thotë se ky çast krize në Greqi i ka nxitur disa emigrantë që të zbulojnë atdheun e tyre dhe të mendojnë për investimin e kursimeve të tyre.

Sa i përket situatës në Greqi, Londo thotë se qëndrimi në eurozonë është e vetmja rrugë për të dalë nga kriza.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button