Keshilla

A e dini se si mund ta gjeni besimin në vetvete?

Eksperimentoni një pasion ose një sport të ri; do t’ju bëjë që të gjeni burime të reja te vetja duke rinovuar besimin në vetvete. Kërcimi e “zgjon” vetëbesimin personal duke larguar çdo stres që i kanoset individit.

trustTë ndiheni më të sigurt për veten

Mos ndoshta siguria në vetvete nuk është ana juaj e fortë? Tashmë ka ardhur ora për të shkatërruar “muret” që pengojnë rritjen tuaj. Çfarë mund t’ju bëjë më të sigurt? Analizoni gjithçka që ju bën të pasigurt…dhe bëhuni miq të pasigurive tuaja! Filloni t’i shihni me simpati. Reflektoni mbi të gjitha herët në të cilat jeni censuruar dhe imagjinoni se si mund ta kishit përballuar një lloj situate. Mjafton që buzëqeshjen tuaj të turpshme ta transformoni dalëngadalë në një shikim të ndërgjegjshëm për veten.

Dëgjoni zemrën tuaj dhe buzëqeshni

Dëgjoni zemrën tuaj dhe mësoni të lexoni pa censurë ndjesitë e thella. Pasi të keni zbuluar arsyet e pasigurive tuaja, provoni që të ndryshoni zakonet e vjetra.

Mësohuni që të përballeni me të tjerët

Si mund të përballeni me të tjerët? Mësohuni që këtë gjë ta bëni në mënyrë të ekuilibruar. Shpesh mund të keni ndjesinë se keni humbur rastin për të thënë batutën e duhur që e kishit në mendje qysh në fillim. Ndaj, në vend që të “fshiheni”, ekspozohuni. Filloni t’i shihni të tjerët në sy: ky do të jetë një revolucion i vërtetë.

Pamja që ju bën të ndiheni të sigurt

Punoni mbi vetëbesimin tuaj përmes bukurisë. Cili është look-u që ju bën të ndiheni më mirë? Shpesh, njerëzit me një vlerë të ulët për veten, përdorin veshje që nuk i vlerësojnë: ndaj filloni të zgjidhni aksesorë të modës që ju pëlqejnë më shumë dhe ç’është më e rëndësishmja; kënaquni duke i përdorur! Kurojeni trupin duke vlerësuar format tuaja. Krijoni një rit vetjak bukurie, provoni maska dhe skrab të ndryshëm, mbajini flokët të pastër dhe përshtatni një truk diskret që mund t’ju ndihmojë të shprehni anët tuaja më të mira. Këto mënyra do t’ju mundësojnë rritjen e konsideratës për veten.

Më të sigurt në vetvete

Filloni të silleni sikur të ishit më të sigurta për veten: duket si një gjë e kotë, por në të vërtetë funksionon. Mos e ngatërroni sigurinë reale me vënien e “maskës”, sjellje që shpesh shihet si një mënyrë pozitive. Pranoni personin që ju jeni.

Stimuloni vetëbesimin

Krijoni një hapësirë të brendshme në vetvete në të cilën mund të ktheheni sa herë që duhet të përballoni diçka të vështirë. Mund të jetë një kujtim i lumtur, ose një vend që ju bën të ndiheni të sigurt: ju japin energji për më shumë siguri edhe në të ardhmen.

Argëtohuni me zgjuarsi

Jeta është një lojë: eksperimentoni shijen e së papriturës, në çdo moment të së përditshmes. Merreni jetën me më pak seriozitet dhe jetoni sfidat e çdo dite me entuziazëm. Mos keni drojë nga gabimet tuaja: frika ju bllokon. Madje filloni të rrezikoni.

Transformojini pasiguritë

Askush nuk lind me besim në vetvete: vetëbesimi mësohet përmes eksperiencës dhe ndërgjegjes. Mësohuni që ta pranoni veten ashtu siç jeni, me gabimet dhe defektet tuaja: shkruani një ditar të shkurtër, në të cilin mund të hidhni aventurat e çdo dite. Hapuni ndaj të tjerëve, bëni pjesë tuajën pasione të reja, për t’i buzëqeshur jetës me besimin e gjetur.

Burimi: Donna Moderna

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button