Opinion

A është e majtë qeverisja e PS-së në këto 5 vite?

Ilir Beqaj

Janë shtuar zërat që akuzojnë qeverisjen e PS-së në këto vite se nuk ka zbatuar një politikë të majtë në favor të shtresa më të ulëta dhe të mesme të shoqërisë.

Mund dhe duhet të përdoren tregues të ndryshëm për të matur se çfarë ka ndodhur në vend në këto vite. Edhe pse duhet pranuar se mungojnë vlerësime të plota për të matur evoluimin e vendit, të pasurisë që krijohet dhe të shpërndarjes së kësaj pasurie. Përveç kësaj, qeveritë vlerësohen edhe se çfarë arrijnë të bëjnë me rishpërndarjen  e të ardhurave që krijohen në vend.

Në vijim dëshiroj të ndaj me publikun disa tregues kryesorë që i konsideroj të rëndësishëm dhe të lë të lirë çdo lexues të bëjë interpretimin e tij. Duhet filluar me rritjen ekonomike për të ditur se çfarë është prodhuar në vend dhe me inflacionin për të parë ecurinë e shtrenjtimit të jetesës.

Rritja ekonomike

Pas një prirje rënëse të rritjes ekonomike deri në vitin 2013, ka një prirje pozitive të rritjes ekonomike.

Prej vitit 2014 e në vijim inflacioni mesatar vjetor nuk e ka kaluar nivelin e 2 %. Pra jetesa është shtrenjtuar në nivele relativisht shumë të ulëta.

 

Taksimi

Taksat indirekte apo taksat e konsumit (tatim mbi vlerën e shtuar, akciza dhe taksat doganore) kanë ulur gradualisht peshën e tyre në totali e taksave që mblidhen çdo vit (nëse n 2010 zinin 56 % të totalit të taksave, në 2017 kanë zënë 46 % të totalit të taksave). Taksat e konsumit janë regressive, pasi zënë peshë më të madhe në ardhurat e një individi me të ardhura të ulëta se sa te një individ me të ardhura të larta.

Ndërkohë që pesha e taksave direkte (tatim mbi të ardhurat korporative dhe personale, kontribute të detyrueshme sociale dhe taksë prone) ka ardhuar në rritje (nga 36 % në 2010 në 40 % në 2017).

Edhe ilustrimi grafik e dëshmon një gjë të tillë.

Edhe brenda taksave mbi të ardhurat ka një spostim të barrës nga individët tek korporatat. Grafiku në vijim tregon ecurinë e peshës së tatimit mbi fitimin, tatimit mbi të ardhurat personale dhe taksës mbi biznesin e vogël ndaj totalit të taksave të mbledhura në vend. Siç ilustrohet zbatimi i taksës së ndershme mbi të ardhurat ka sjellë përmbysje që prej 2014.

Fitimet e korporatave

Fitimet e kompanive ndaj GDP-së janë në nivel konstant në vitet 2014 – 2017.

Pesha e fitimit të 100 kompanive me fitim më të madh ndaj totalit të fitimit të gjithë kompanive  është në rënie nga viti në viti.

Thuhet që qeveria e PS-së mbështet vetëm një grusht oligarkësh. Por edhe pesha e fitimit të 10 kompanive me fitim më të madh ndaj totalit të fitimeve të të gjithë kompanive është në rënie.

Kompanitë kanë fituar njësoj kundrejt asaj çfarë vendi prodhon. Pesha e fitimit të 10/100 më të mëdhenjve kundrejt të gjithë fitimit është në rënie.

Kursimet

Një nga format më të drejtpërdrejta të kursimeve janë depozitat bankare.

Për arsye të mbrojtjes së depozitave është një sistem që i klasifikon në deri në 2,5 milionë lekë dhe mbi 2,5 milionë lekë (që po i quaj depozita të mëdha).

Numri i depozituesve me depozita të mëdha, kundrejt numrit të të gjithë depozituesve është në rënie që prej 2013.

Pesha e depozitave të mëdha mbi totalin e depozitave është rritur nga 2010 në 2013 dhe pastaj ka rënë nga 2013 – 2017.

 

Konsumi i familjeve shqiptare

Që prej 2014, Instituti i Statistikave vlerëson çdo vit shpenzimet mujore të familjeve shqiptare.

Për të gjitha familjet shqiptare së bashku, konsumi ka pësuar një ritje të lehtë vit pas viti.

Në vlerësimin e nivelit të shpenzimeve është ecuria e medianës apo e klasave të shpenzimeve sipas vlerës së shpenzimeve (ndarja në kunitilë).

Mediana është vlera që ndan në mes familjet sipas vlerës së shpenzimeve mujore. Në 4 vite mediana është rritur me 10,9 %. Rritja e medianës më shumë se mesatarja dëshmon se në 4 vite raporti midis atyre që shpeznojnë më shumë dhe atyre që shpenzojnë më pak është reduktuar edhe pse në nivele të lehta. Por, është e sigurtë që nuk është thelluar.

Ndarja në kunitilië i ndan familjet në 5 grupe sipas vlerës mesatare mujore të shpenzimeve. Siç duket edhe nga tabela në vijim shpenzimet mesatare mujore të dy klasave të larta janë rrritur në 4 vite me 1 – 2 %, ndërsa i tre klasave të ulëta është rritur 10 – 12 %. Raporti midis shpenzimeve të kuintilit më lartë me kuintilin më të ulët është mbi 3 herë, por në 4 vite është ulur nga 3,6 në 3,3. Edhe kjo është dëshmi se, sipas shpenzimeve të konsumit mujor, në periudhën 2014 – 2017 jo vetëm që nuk kemi thellim të pabarazisë, por kemi një zbutje të lehtë.

Për rrjedhojë, edhe pesha që zë konsumi i familjeve me konsum të lartë në konsumin e përgjithshëm ka një rënie të lehtë. Siç lexohet edhe në grafikun në vijim dy kuintilet e sipërme kanë humbur në 4 vite rreth 2,3 % të peshës në konsumin e përgjithshëm.

 

Transfertat Sociale

Nëpërmjet buxhetit të shtetit, vit pas viti, transferohen drjetpërdrejt në buxhetet familjare të holla si pensione, pagesë papunësie, pagesë aftësie e kufizuar, pagesë ndihmë ekonomike dhe dëmshpërblim për ish të përndjekur politikë.

Në vitet 2014 – 2017 është mbajtur një nivel i lartë transfertave sociale.

Nëse në vitet 2010 – 2013 transferta sociale është 431 miliardë lekë, ndërsa në vitet 2014 – 2017 transferta sociale është 535 miliardë lekë.

Borxhi publik

Qoftë politika fiskale progresive, qoftë transfertat sociale në rritje janë zhvilluar pa rritje të borxhit publik, me fjalë të tjera pa barrë të shtuar financiare mbi të ardhmen. Rritja borxhit në vitet 2014 e 2015 është rrjedhojë e nevojës për të shlyer detyrime të prapambetura kontratash publike të furnizimit me mallra dhe shërbime të konstatuara në librat e llogarive të shtetit deri në vitin 2013.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button