A janë bishtat e cigareve ndotësit më të përhapur në mjedis?
– Bishtat e cigareve përbëjnë mbetjet më të përhapura në mjedis, me rreth 4.5 trilionë të tillë që hidhen çdo vit në të gjithë botën, shkruan focus.it.
Në Evropë, bishtat e cigareve përbëjnë më shumë se 23% të mbetjeve të gjetura në plazhe. Ndërsa në brigjet italiane, mesatarisht regjistrohen 77 bishta për çdo 100 metra vijë bregdetare.
Ndotja e shkaktuar prej tyre ka pasoja të konsiderueshme për ekosistemet dhe shëndetin e njeriut. Cigaret tradicionale, përveç filtrave prej plastike, përmbajnë edhe substanca shumë ndotëse dhe të rrezikshme, si arseniku, plumbi dhe formaldehidi.
Një studim i fundit i kryer nga Universiteti i Stambollit, i cili analizoi 88 paketa cigaresh nga 18 vende, të prodhuara nga kompani të ndryshme të industrisë së duhanit, zbuloi praninë e mikroplastikës në 94% të mostrave.
Sipas studimit, sasia e mikroplastikës varionte nga 1,6 deri në 29,9 grimca për gram duhan.
Pjesa më e madhe e tyre përbëhej nga fragmente polietileni, polipropileni dhe polietilen tereftalati (PET), të cilat mendohet se vijnë nga procesi i prodhimit të cigareve.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.