A ka vërtet vullnet politik për të luftuar korrupsionin?

Suksesi i luftes kunder korrupsionit ne Shqiperi kerkon nje kulture te qendrueshme qeverisjeje te bazuar ne ligj dhe ne llogaridhenie. Institucionet e reja te drejtesise jane vleresuar per punen e tyre ne denimin e korrupsionit dhe krimit, sidoqofte ne menyre qe progresi i bere te jete i pakthyeshem dhe te na garantoje hapjen e dyerve te Bashkimit Europian do te duhet deshmim authentik i vullnetit politik per shtet ligjor dhe llogaridhenie.
Vullneti politik për të luftuar korrupsionin është i pranishëm në nivel institucional, por i pjesshëm dhe i kushtëzuar në nivel politik dhe sistemik. Reforma në drejtësi dhe krijimi i institucioneve të posaçme si SPAK dhe GJKKO përfaqësojnë një ndryshim strukturor të rëndësishëm krahasuar me periudhat e mëparshme, duke krijuar mekanizma realë për ndjekjen penale të korrupsionit të nivelit të lartë.
Hetimet dhe procedimet penale ndaj ish-ministrave, deputetëve dhe kryebashkiakëve tregojnë se barriera e pandëshkueshmërisë është dobësuar, duke sinjalizuar një tolerancë politike – të paktën formale – për veprim të pavarur të drejtësisë. Kjo përbën një element thelbësor të vullnetit politik, pasi korrupsioni po trajtohet gjithnjë e më shumë si problem penal dhe jo vetëm administrativ apo retorik.
Fatkeqesisht, ky vullnet mbetet i kufizuar sa i takon rezultateve përfundimtare. Numri i dënimeve të formës së prerë dhe konfiskimeve të pasurive të paligjshme është ende i ulët krahasuar me përmasat e perceptuara të korrupsionit. Po ashtu, korrupsioni zgjedhor, klientelizmi politik dhe përdorimi i burimeve shtetërore për qëllime politike vazhdojnë të mbeten fusha ku ndërhyrja penale është e rrallë dhe selektive. Kunder deshmimit te ketij vullneti shkojne emerimet klienteliste ne pozicione kryesore te administrates, e me keq akoma, kembenguljet per te mbajtur ne detyre, personazhe ndaj te cileve ka akuza te ngritura nga prokuroria dhe masa sigurimi te aprovuara nga gjykata, pra me gjyq, jo pa gjyq!
Padyshim qe shkalla e deshmimit te vullnetit politik per te luftuar korrupsionin eshte ne gradient pozitiv. Shqipëria ka kaluar nga një fazë mungese të plotë të vullnetit politik në një fazë vullneti politik të kushtëzuar, ku lufta kundër korrupsionit avancon përmes institucioneve të reja dhe nën presion të fortë ndërkombëtar, por ende nuk është shndërruar në një kulturë të qëndrueshme qeverisëse dhe llogaridhënieje. Sjelljet kontradiktore te drejtuesve politike tregojne insistimin e tyre per te ndikuar ne pavaresine e institucioneve te drejtesise.
Pikerisht, shkalla e deshmimit apo deshtimit te kesaj kulture te llogaridhenies do te jete dhe percaktuesi vendimtar per kthimin e perspektives se antaresimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian ne realitet dhe per suksesin e mbeshtetjes se Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne kete proces. Kjo do te tregoje edhe nese 83 mandatet e shumices ne Kuvend, do te perdoren per anetaresim ne Bashkimin Europian apo per shtyrjen edhe me tej te perspektives se antaresimit!



