A po dështon Gjermania kundër milicëve të terrorit të IS?
Milicët e terrorit të shtetit islamik po përhapen edhe më tej. Akuzat ndaj Gjermanisë se livirimet e armëve për kurdët në Irak nuk mjaftojnë, po bëhen më të forta. Çfarë thonë për këtë analistët e politikës së sigurisë?
Milicët e terrorit të shtetit islamik po përhapen edhe më tej. Akuzat ndaj Gjermanisë se livirimet e armëve për kurdët në Irak nuk mjaftojnë, po bëhen më të forta. Çfarë thonë për këtë analistët e politikës së sigurisë?
Pjesa më e madhe e Think Tanks që merren me studime politike, të pyetur nga DW, kanë mendim të ngjashëm. Vetëm livirimet e armëve për kurdët nuk mjaftojnë më përballë zhvillimeve të fundit. Këshilltarët për politikën e sigurisë e lëvdojnë ndryshimin e qendrimit të qeverisë gjermane në politikën e saj të jashtme. Për një kohë të gjatë Gjermania refuzonte të dërgonte armë në rajone në krizë. Për shkak të situatës së emergjencës në veri të Irakut dhe Siri, qeveria gjermane vendosi pak kohë më parë të ndryshonte qendrim. Institutet e studimeve politike në shumicë përkrahin përpjekjet e qeverisë gjermane për një mandat në Këshillin e Sigurimit për t’u angazhuar më fort në një aleancë dhe për të marrë legjitimitet në kuadër të së drejtës ndërkombëtare.
Markus Kaim thotë lidhur me këtë: “Nuk ka alternativë ndaj një angazhimi më të fortë ushtarak.” Shanset për një mandat të tillë të OKB-së këshilltari politika Kaim i sheh mjaft pozitivisht. “Ka pasur disa rezoluta që e shohin veprimtarinë e IS si krim kundër njerëzimit”. Veç kësaj nuk ka pasur kritika të hapura nga Moska apo Pekini kundër sulmeve ushtarake aktuale të amerikanëve. Ky konsensus i heshtur është momenti i duhur për Gjermaninë të fitojë hapësirë veprimi në tri hapa: me një mandat të KS të OKB-së, me një kornizë veprimi të BE-së apo NATO-s dhe me një mandat përkatës së Bundestagut. Duhet më shumë angazhim.
Fillimisht të ndalet milicia e terrorit
“Situata ka shkallëzuar në mënyrë të tillë që duhet diskutuar edhe angazhimi me trupa nga toka”, thotë Jana Puglierin nga Shoqata Gjermane për Politikë të Jashtme. “Në radhë të parë është e nevojshme ndihma emergjente, ndalimi i luftëtarëve të IS dhe zmbrapsja e tyre.” Për këtë krahas armëve nevojitet edhe personel që të ketë nën kontroll përdorimin e tyre. Natyrisht trupat tokësore dhe ndërhyrja ushtarake nuk kanë zgjidhja e vetme, pranon bashkëpunëtorja shkencore menjëherë. Problemi është që situata është shumë komplekse, janë të mendimit Puglierin dhe këshilltarët e e tjerë të politikës së sigurisë.
Bëhet fjalë për Sirinë, konfliktin në Irak, çështjen e kurdëve dhe sigurinë e Turqisë. Aktualisht mungon një koncept i përgjithshëm diplomatik. “Një fillim dhe mbarim të shpejtë nuk do të kemi në rastin e problematikës së IS-it”, shpreh bindjen Puglierin. Në një proces politik Gjermania duhet të angazhohet para së gjithash në periudhë afatgjatë. “Gjermania mund të bëjë më shumë. Për shembull të pranojë më shumë refugjatë.” Kjo do të pakësonte trysninë mbi qeverinë gjermane për të bërë më shumë ushtarakisht.
Mirëkuptim për qendrimin e rezervuar
Akuza se Gjermania është ende shumë e rezervuar, kundërshtohet nga Puglierin. Me shpalljen e një kalifati, një shteti brenda shtetit dhe milicinë e IS-it nuk kishte llogaritur askush. “Konstatoj një pafuqi dhe hutim nga të gjitha palët”. Ngurrimi i qeverisë gjermane shpjegohet edhe duke pasur parasysh se thuajse të gjitha aksionet në rajonet e krizës nuk kanë pasur vërtet rezultat. Aktualisht duhet të vendoset se si duhet të jetë qendrimi ndaj një diktatori si Assadi. Pyetja është nëse ai mund të tolerohet si aleat kundër IS-it megjithë aktet e tij. Nëse për këtë nuk ka përgjigje as bashkësia ndërkombëtare, atëherë qeveria gjermane nuk mund të akuzohet për qendrimin e saj të kujdesshëm.
Jo më ndërhyrje ushtarake
Argumente edhe më mbrojtës se Shoqëria për Politikë të Jashtme, ka Instituti i Studimeve për Paqe dhe Politikë Sigurie pranë Universitetit të Hamburgut. Eksperti i tij Hans-Georg Ehrhart, e sheh edhe vetë livrimin e armëve në mënyrë shumë kritike dhe kritikon se askush nuk mund të kontrollojë se në duart e kujt përfundojnë këto armë. Ai është plotësisht kundër një angazhimi më të fortë ushtarak të Gjermanisë apo dërgimit të këshilltarëve ushtarakë: “Në asnjë mënyrë! Do të përfshiheshim gjithnjë e më shumë në konflikt”.
Veç kësaj Gjermania do të rriste rrezikun që të bëhej në përmasa edhe më të mëdha shënjestër e aksioneve të hakmarrjes si rrëmbime apo atentate me bomba. Erhart tërheq vëmendjen se nuk duhet harruar që angazhimi humanitar dhe diplomatik i qeverisë gjermane është tashmë mjaft i gjerë. Shumë probleme të lidhura me njëri tjetrin mund të trajtohen vetëm me një veprim të koncertuar. “E vetme qeveria gjermane do të ishte e mbingarkuar”. Por ajo mund të ndikojë tek partnerët tek të cilët ka akses të veçantë. Për shembull tek Turqia apo Izraeli. Gjermania mund të përfshinte në negociata vende të tjera që mund të vinin në punë mundësitë e tyre të influencës.
Të gjithë të prekurit duhet të ulen në një tryezë. Ndër ta edhe përfaqësues të vendeve: Turqi, Siri, Arabi Saudite, Katar dhe Iran. Për fat të keq SHBA ka penguar që javën e kaluar Irani të merre pjesë në konsultimet në Paris. Kësaj Gjermania në të ardhmen duhet t’i kundërvihet. “Pa një aksion të koncertuar nuk do të funksionojë.” Gjermania mund të jetë vetëm një pjesë e tij. Një ndarje pune në një koalicion ndërkombëtar kundër kundër milicisë së IS-it është i logjikshëm. Gjermania nuk mund të krahasohet me një fuqi tradicionalisht intervencioniste si Franca.