⛅
Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.94 ▲2.04%
ARI 4,081 ▲0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,270 ▲ +0.29% ETH $2,362 ▲ +0.32% XRP $1.3306 ▲ +0.42% SOL $102.4900 ▲ +0.91%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.94 ▲2.04 % ARI 4,081 ▲0.16 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.94 ▲2.04 % ARI 4,081 ▲0.16 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Bota

A trashëgohet vetëkontrolli? Studimi zbulon ndikimin e prindërve te adoleshentët

– Vetëkontrolli te adoleshentët mund të ndikohet ndjeshëm nga aftësia e prindërve për të kontrolluar sjelljen dhe për t’i rezistuar tundimeve të momentit në funksion të objektivave afatgjata, sipas një studimi të Universitetit të Virxhinias Perëndimore në SHBA, shkruan focus It.

Studiuesit analizuan 213 adoleshentë dhe prindërit e tyre, duke vërejtur ngjashmëri në mënyrën se si ata ushtrojnë vetëkontroll në situata të ndryshme të jetës së përditshme.

Megjithatë, studiuesit nuk kanë përcaktuar nëse kjo ngjashmëri vjen kryesisht nga trashëgimia gjenetike apo nga përvetësimi i sjelljeve të vërejtura te prindërit.

Sipas tyre, të dy faktorët mund të luajnë rol në zhvillimin e vetëkontrollit.

Studimi evidentoi lidhje mes disiplinës së prindërve dhe sjelljes së fëmijëve në fusha të ndryshme. Për shembull, kur nënat tregoheshin të disiplinuara në punë, edhe fëmijët shfaqnin më shumë disiplinë në shkollë.

Po ashtu, vetëkontrolli i përgjithshëm i baballarëve lidhej me një menaxhim më të përgjegjshëm të parave nga ana e fëmijëve.

Lidhja më e fortë u vu re në fushën e shëndetit. Prindërit që ushqeheshin shëndetshëm, flinin mjaftueshëm dhe kryenin aktivitet fizik kishin më shumë gjasa të kishin fëmijë që ndiqnin të njëjtat zakone.

Gjetjet sugjerojnë se familja luan një rol të rëndësishëm në formimin e zakoneve dhe të aftësisë për vetëkontroll gjatë adoleshencës.

Përveç ndikimit të mundshëm gjenetik, shembulli i përditshëm i prindërve mund të ndihmojë në zhvillimin e sjelljeve të shëndetshme dhe të përgjegjshme te fëmijët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.