⛅
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 20 Nëntor 2026
S&P 500 7,176 ▼2.02%
DOW 49,097 ▼2.19%
NASDAQ 23,879 ▼2.25%
NAFTA 82.68 ▲0.29%
ARI 3,575 ▼3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $61,889 ▼ -2.8% ETH $1,754 ▼ -2.77% XRP $0.9663 ▼ -1.51% SOL $72.7200 ▼ -2.72%
S&P 500 7,176 ▼2.02 % DOW 49,097 ▼2.19 % NASDAQ 23,879 ▼2.25 % NAFTA 82.68 ▲0.29 % ARI 3,575 ▼3 % S&P 500 7,176 ▼2.02 % DOW 49,097 ▼2.19 % NASDAQ 23,879 ▼2.25 % NAFTA 82.68 ▲0.29 % ARI 3,575 ▼3 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
20 Nën 2026
Breaking
Sporti

Abissnet Superiore: Kampionët sot në Korçë, Glen Daja sfidon të atin në Elbasan

Kampionati i Abissnet Superiore rikthehet sot me dy nga pesë ndeshjet e javës së 12-të. Egnatia kryesuese luan në fushën e Skënderbeut, Dinamo me Ilir Dajën sërish në tribunë kërkon kthesën ndaj elbasanasve.

Skënderbeu-Egnatia ngre siparin e kësaj jave, që i luan ndeshjet e saj të shpërndara në 3 ditë. Kampionët në fuqi të vendit, të shkëputur në krye të krye të klasifikimit, edhe pse duhet të menaxhojnë forcat para përballjes së radhës në Europë, nuk kanë në plan të tolerojnë aspak.

Ndërprerja e kampionatit e ka ndihmuar skuadrën e trajnerit Nevil Dede të rifitojë freskinë dhe ndonjë lojtar që ka pasur probleme fizike, siç është Gruda. Korçarët në anën tjetër po kalojnë një formë të mirë. Ata nuk njohin humbje në 5 ndeshjet e fundit dhe sot kanë faktorin fushë në anën e tyre. Ndeshja nis në orën 16:00.

Me më shumë interes ndoshta pritet ndeshja Elbasani-Dinamo, që vjen në ekranin e RTSH në orën 18:30. Përveç dy skuadrave në fushë ka edhe një sfidë brenda familjes në këtë ndeshje. Trajneri i Elbasanit, Glen Daja, deri para pak javësh ndihmëstrajner i Dinamos, përballet me të atin Ilir Daja. Emcionet e shtrëngimit të dorës janë kursyer për Glenin, pasi Ilir Daja do ta ndjekë ndeshjen nga tribuna, për shkak të pezullimit nga Disiplina.

Sa i takon përballjes në fushë, Dinamo e vendit të tretë ka humbur terren në javët e fundit dhe sot kërkon kthesën për të shmangur thellimin e krizës. Alhassan dhe Qardaku janë mungesat për blutë. Edhe Elbasani synon fitoren, pas humbjes me Vllazninë.

Java e 12-të vazhdon të shtunën me ndeshjet Partizani-Vllaznia dhe Teuta-Laçi (luhet në Rrogozhinë), ndërsa Vora-Tirana luhet ditën e diel.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.