Makina përplaset me motorin në aksin Tiranë-Durrës, plagoset drejtuesi i motorit
Aksidenti ndodhi rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm në aksin Tiranë-Durrës. Drejtuesi i motomjetit ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat.
Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:00, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, ku një automjet është përplasur me një motomjet, siç njofton Shqiptarja.com.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Sipas njoftimit të Policisë, të cituar nga Shqiptarja.com, automjeti drejtohej nga shtetasi E. K., ndërsa motomjeti nga shtetasi R. F.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.