Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 16 Shtator 2026
S&P 500 7,586 ▼0.45%
DOW 52,093 ▼0.63%
NASDAQ 25,982 ▼0.78%
NAFTA 104.70 ▼1.07%
ARI 4,364 ▲0.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $75,820 ▼ -2.29% ETH $2,404 ▼ -3.57% XRP $1.2997 ▼ -8.12% SOL $97.2300 ▼ -4.02%
S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 104.70 ▼1.07 % ARI 4,364 ▲0.72 % S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 104.70 ▼1.07 % ARI 4,364 ▲0.72 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
16 Sht 2026
Breaking
Sporti

Abissnet Superiore: Nis të shtunën me Vllaznia-Dinamo sprinti final drejt titullit kampion

Fundjava sjell emocionet e fazës “Final 4” të kampionatit “Abissnet Superiore”, aty ku nis edhe sprinti final për shpalljen e ekipit kampion të këtij edicioni. Dy sfidat e para të kësaj faze do të vënë përballë Vllazninë me Dinamo City-n (16 maj, ora 19:00, “Air Albania) dhe Elbasanin me Egnatian (17 maj, ora 19:00, “Air Albania), në duele që premtojnë rivalitet dhe spektakël në fushë.

Vllaznia dhe Dinamo City do të përballen për herë të shtatë këtë sezon, duke konfirmuar rivalitetin e fortë mes dy skuadrave përgjatë gjithë edicionit futbollistik. Statistikat tregojnë një ekuilibër të plotë edhe në repartin ofensiv, me të dyja skuadrat që kanë shënuar të njëjtin numër golash në portat respektive në të gjitha përballjet sezonale.

Përballjet direkte Vllaznia City–Dinamo 2025/26

Dinamo City 3–1 Vllaznia

Vllaznia 1–0 Dinamo City

Dinamo City 0–2 Vllaznia

Vllaznia 0–0 Dinamo City

Dinamo City 1–1 Vllaznia

Vllaznia 0–1 Dinamo City

Po aq interesante pritet të jetë edhe sfida mes Elbasanit dhe Egnatias, që gjithashtu do të zhvillojnë përballjen e shtatë sezonale mes tyre. Verdheblutë kanë treguar efikasitet më të lartë në sulm, duke realizuar 6 gola ndaj Egnatias, ndërsa rrogozhinasit kanë shënuar 5 gola në ndeshjet e deritanishme mes dy ekipeve.

Përballjet direkte AF Elbasani–Egnatia 2025/26

Egnatia 1–1 AF Elbasani

AF Elbasani 1–0 Egnatia

Egnatia 2–2 AF Elbasani

AF Elbasani 0–0 Egnatia

AF Elbasani 1–1 Egnatia (2-4 pen.)

Pas një sezoni të gjatë, ndeshjet e para të fazës “Final 4” pritet të prodhojnë emocione të forta në fushën e lojës. Biletat për ndeshjet e “Final Four” mund të blihen online në ebileta.al, si edhe në pikën fizike pranë stadiumit “Air Albania”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.