Kronika

Abuzime me tenderat/Prokuroria kërkon 20 muaj burg për Thoma Gëllçin. Vendimi mirret më 27 maj

Prokuroria kërkoi këtë të hënë shpalljen fajtor të Thoma Gëllçit dhe dënimin me dy vite e gjashtë muaj burg. Ish drejtori i RTSH, sipas gjetjeve të SPAK do të përballet me drejtësinë për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Duke aplikuar gjykimin e shkurtuar Prokuroria kerkoi perfundimisht 20 muaj burg. Vendimi perfundimtar do te mirret nga Gjykata me 27 maj

Së bashku me Gëllcin në gjykim përfunduan edhe tre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave,  me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera në bashkëpunim Alban Malaveci, Julian Tapia dhe Ervin Muraj, ku u kerkua 20 muaj, por me gjykim te shkurtuar kerkesa zbriti ne 12 muaj burg.

Tenderi i dyshuar është zhvilluar në vitin 2018 ndërsa hetimi i SPAK ka nisur në shkurt 2020. SPAK hetoi për afro tetëmbëdhjetë muaj para se të mbërrinte në tetor 2021 në vendimin për arrestime.

Thoma Gëllçi u lirua nga detyra më 21 maj 2021, pasi i përfundoi mandati.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button