☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,412 ▲ +0.1% ETH $2,063 ▼ -0.22% XRP $1.3030 ▼ -1.1% SOL $79.9300 ▼ -1.18%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Kronika

Abuzimet e Alban Jahos dhe bashkëshortes së tij, që punon tek VETTING-u

Përveç Sali Berishës që ndjen keqardhje për Alban Jahon, askush nuk është çuditur për shkarkimin e këtij të fundit si Administrator i DIGITALB. Abuzimet e frikshme me qindra mijëra euro, e kanë detyruar këtë shoqëri që ta shkarkojë në janar të këtij viti.

Deri tani, Jaho po përballet në një proces gjyqësor, sepse DIGITALB i ka ngritur një padi për abuzime dhe shpërdorim detyre si Administrator i kësaj kompanie. Ai i ka shkaktuar kompanisë një dëm prej 430 milionë lekësh. Për këtë, gjykata ka vendosur pezullimin e aksioneve prej 3 % të Alban Jahos që ka në DIGITALB.

Për shkak të interesit publik, sot do të tregojmë një nga shkeljet flagrante të Alban Jahos, si Administrator i DIGITALB. Në maj të vitit 2017, bashkëshortja e Alban Jahos, Irida Jaho ble privatisht një makinë të modelit Range Rover (në foto mëposhtë), tek kompania Mektrin Motors.

Makina luksoze blihet me vlerë 89.000 euro nga Irida Jaho. Kjo e fundit punon si këshilltare ekonomike, te Komisioni i Pavarur i Kualikifikimit, një nga organet kryesore të Vetting-ut. Deri këtu nuk ka asgjë të pazakontë. Por çfarë ndodh më pas?

Pas 5 muajsh, në shtator të po atij viti, 2017, Irida Jaho ia shet makinën Range Rover, kompanisë DIGITALB, me të njëjtin çmim që e bleu në fillim, pra 89.000 euro. Edhe pse ishte e përdorur, dhe vlera e makinës kishte rënë, Alban Jaho ushtroi fuqinë e tij si Administrator për të blerë këtë makinë të bashkëshortes për llogari të DIGITALB. Abuzimi vijon sepse kjo makinë edhe pse tashmë ishte në pronësi të DIGITALB, sërish e përdorte bashkëshortja e Alban Jahos, Irida Jaho.

Nuk dihet sesi e ka argumentuar këtë skemë Irida Jaho, tek organet e Vetting-ut. Por kur shikon që gjyqtarët po shkarkohen se kanë aplikuar për kredi të butë, atëherë si është e mundur që gruaja e Alban Jahos po mbijeton në këtë sistem?

Në vijim do të publikojmë të tjera vjedhje, abuzime me detyrën dhe shpërdorime të ndryshme të Alban Jahos, për të qartësuar opinionin publik, shkaqet e vërteta të shkarkimit të tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.