roze
Adele përkujton viktimat e Brukselit
Këngëtarja britanike, Adele, ka mbajtur koncertin e fundit prej gjashtë orësh në Londër dhe një pjesë të kohës ajo e ka shfrytëzuar për të përkujtuar viktimat e sulmeve terroriste në Belgjikë.
Të martën në tri sulme me bomba në aeroportin ndërkombëtar të Brukselit dhe në metro, u vranë 34 persona dhe Adele në koncertin e saj ka përkujtuar viktimat me këngën “Make you feel my love”.
Përpara se të këndonte, Adele ka thënë se kurrë më shumë nuk ka qenë e pikëlluar gjatë koncerteve të saj.
Ajo ka theksuar se kënga do t’i bënte të gjithë të ndjenin dashurinë e saj, në këtë dedikim për Brukselin.