Adele zbulon betejën e saj me depresionin
Adele nuk flet kurrë për jetën e saj private, veçanërisht kur bëhet fjalë për djalin e saj, të cilin e ka sjellë në jetë në tetor 2012 me partnerin Simon Konecki. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Vanity Fair”, 28-vjeçarja ka folur për betejën e saj të gjatë me depresionin pas sjellje në jetë të djalit të saj.
“Pësova një depresion të tmerrshëm pasi linda djalin tim dhe kjo gjë më frikësonte shumë. Unë isha paksa në dijeni se pas lindjes, femrat shqetësoheshin se mos lëndonin fëmijë, se nuk dëshironin të ishin me të dhe se nuk ishin duke bërë një punë të mirë por mua më ndodhi e kundërta. Isha e fiksuar me djalin. Ndjeja se nuk bëja mjaftueshëm dhe se kisha marrë vendimin më të gabuar të jetës sime. Depresioni mund të vijë në shumë forma”, shprehet këngëtarja.
Adele, e cila duket e mrekullueshme në kopertinën e kësaj reviste, është shprehur se e kaloi depresionin duke e lejuar veten e saj për një jave rresht, pasditeve, të bënte çfarë të dëshironte pa Angelo-n.