Maqedonia
Administrata gjyqësore e Maqedonisë paralajmëron radikalizim të grevës
Sindikata SPOGJ bën të ditur se ende nuk ka ndonjë vendim për grevën në gjyqësi, pasi që nuk janë mbajtur bisedimet e këruara nga ky sindikat me autoritetin gjyqësorë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
SPOGJ-i dërgoi një kërkesë dhe u bëri thirrje përgjegjësve të autoritetit gjyqësorë që të ulen në tavolinën e bisedimeve, me qëllim të gjetjes së një zgjidhje, pasi që sipas tyre, vetëm kështu tejkalohet ky konflikt i shkaktuar nga greva.
Sindikata i ka falëndëruar për mbështetje avokatët, gjykatësit dhe kryetarët e gjyqeve, si edhe autoritetin e përgjithshëm të gjyqësorit që e mbështetin kërkesën e SPOGJ.
SPOGJ paralajmëron që nëse deri të mërkurën nuk ka ndonjë interesim për të gjetur një zgjidhje për kërkesën e tyre, atëherë të ejten do të radikalizohet greva, kurse anëtarët e Sindikatës do të fillojnë edhe protesta jashtë gjyqeve.