☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 01 Tetor 2026
S&P 500 7,652 ▼0.25%
DOW 50,906 ▼0.86%
NASDAQ 26,861 ▲0.24%
NAFTA 91.81 ▲1.54%
ARI 4,198 ▲0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
₿ CRYPTO
BTC $83,800 ▼ -0.11% ETH $2,694 ▲ +0.04% XRP $1.4891 ▼ -1.62% SOL $117.7500 ▼ -1.7%
S&P 500 7,652 ▼0.25 % DOW 50,906 ▼0.86 % NASDAQ 26,861 ▲0.24 % NAFTA 91.81 ▲1.54 % ARI 4,198 ▲0.28 % S&P 500 7,652 ▼0.25 % DOW 50,906 ▼0.86 % NASDAQ 26,861 ▲0.24 % NAFTA 91.81 ▲1.54 % ARI 4,198 ▲0.28 %
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
01 Tet 2026
Breaking
Kosova

Administrimi i drejtësisë, Thaçit i vazhdohet paraburgimi – gjykatësi: Rreziqet ende ekzistojnë

Gjykata Speciale ka vendosur që Hashim Thaçi të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim, pas rishikimit të masës më 30 shtator 2026.

Në vendimin e saj, gjykatësi i vetëm Christopher Gosnell ka vlerësuar se ende ekzistojnë rreziqe që Thaçi mund të pengojë ecurinë e procesit gjyqësor ose të kryejë vepra të tjera penale.

Gjatë shqyrtimit të masës së paraburgimit, gjykatësi ka marrë parasysh edhe shpalljen fajtor dhe dënimin e Thaçit në çështjen tjetër gjyqësore, KSC-BC-2020-06.

Megjithatë, sipas vendimit, këto zhvillime nuk e kanë ndryshuar nevojën për rishikime periodike të paraburgimit në çështjen aktuale.

Gjykatësi ka theksuar se vlerësimi i nevojës për vazhdimin e paraburgimit bëhet në parim mbi bazën e faktorëve që lidhen me këtë çështje gjyqësore.

Thaçi po përballet me procedurë të veçantë gjyqësore lidhur me veprat kundër administrimit të drejtësisë.

Kujtojmë se në rastin për krime lufte, Specialja shpalli aktgjykimin më 16 shtator 2026, me të cilin Thaçi u dënua me 25 vjet burgim.

Në gjykimin për veprat penale kundër administrimit të drejtësisë, më 14 shtator 2026 ka përfunduar paraqitja e fjalëve përfundimtare nga palët në procedurë.

Në seancën fillestare më 27 shkurt 2026, Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Klilaj dhe Hajredin Kuçi, u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu vihen në barrë. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.